Video e re që tregon pamjet e pasojës së dhunës tek 3-vjeçari

June 21, 2016 20:52

Video e re që tregon pamjet e pasojës së dhunës tek 3-vjeçari

Dhuna e ushtruar prej kohësh nga Administratorja Anjeza Shabani ndaj 3-vjeçarit në kopështin privat “Diren”, ka lënë pasoja të rënda tek fëmija i mitur.

Emisioni investigativ “STOP” sjell sonte detaje të reja lidhur me këtë rast dhune të transmetuar një natë më parë. Vetëm një ditë pas videos së regjistruar në ambientin e kopështit nga kamerat e “STOP”, babai i djalit 3-vjeçar e ka filmuar atë teksa trembet natën në gjumë.

Në një moment tjetër, po në një video që babi i ka bërë, fëmija kalon në momente acarimi duke ulëritur dhe duke i rënë kokës me grushtet e tij.

stop 4

Në një intervistë të dytë për mikrofonin e “STOP”, babai i vogëlushit shprehet i shokuar për pamjet e transmetuara dhe dhunën që ka përjetuar i biri në këtë kopësht. Por, gjithashtu ai është shprehur se në atë kopësht është ushtruar dhunë edhe më përpara dhe jo vetëm ndaj djalit të tij. Ai pohon se dhe shumë fëmijëve të tjerë kanë qenë viktima të kësaj dhune.

stop 3

Gazetarja: Cili ishte reagimi juaj pas gjithë kësaj historie të tmerrshme dhune? 

Babai: “Të gjithë si familje ishim të shokuar, nuk po ju besonim syve, pavarësisht se ishim të përgatitur se kishte një material për tu paraqitur. Ishte një “shok” për ne. Fëmija im ka përjetuar një dhunë që as në kampin e Aushvic-it nuk mund të ndodhë diçka e tillë. Unë kam ardhur të denoncoj edhe një rast tjetër, çfarë pasojash ka krijuar ajo dhunë nga të goditurat që ka marrë. Ju e keni parë edhe videon që fëmija im dridhet. Në orën 2 afërsisht deri në 3 të mëngjesit pasi është regjistruar edhe materiali i dhunës me datën 14, është marrë nga nëna në momentin që ka qenë zgjuar dhe nga unë si baba dhe është munduar të qetësohet. Kemi shkuar në ambientet e dhomës tjetër, kemi ndezur televizorin me muzikë me kuklla dhe ai nuk qetësohej, po ulërinte po hidhej dhe po godiste kokën. Duke manifestuar dhunën që ai ka përjetuar, ndiej veten fajtor vetëm për arsye që e kam dërguar në atë kopësht dhe u bëj një apel të gjithë prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në kopështe jo të sigurta. Shumica prej nesh kur çojmë makinën në servis i rrimë tek “koka”, pra një vlerë materiale, jo një vlerë njerëzore. Dhe fëmijët i lëmë në kopësht edhe ikim në punë, e i marrim pasdite vetëm kaq. Dëshira më e madhe e imja do ishte që këto fakte dhune të mos ekzistonin, që dyshimet e mija të binin, që fëmija im të mos përjetonte këtë dhunë, por ju falenderoj shumë që ju më bëtë të mundur të vërtetoj dhunën ndaj fëmijës tim dhe drejtësia duhet të vendoset. E bëra dhe për fëmijët e tjerë që të mos dhunohen në atë kopësht sepse aty janë dhunuar edhe fëmijë të tjerë, edhe nga edukatorja që ka qenë më përpara. Jam i bindur që është ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve me iniciale S.B.T dhe një vajzë tjetër, këta edhe më tepër. Madje një moment kur kemi parë videon thuhet aty: Cili po rrihet? Kërkoj një dënim sa më të ashpër për atë femër sepse nuk është thjeshtë një dhunë, është një dhunë psikologjike, traumatike dhe nuk e di nëse fëmija im do të bëhet më. Aty është një dhunë e shënuar në një ditë për dy orë sepse djali im vetëm 3 orë shkon në kopësht, imagjinoni çfarë ka ndodhur aty për 6 muaj rrjesht.”

Po ashtu për mikrofonin e “STOP” ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila thotë se ky rast ka qenë një shuplakë në fytyrë për të dhe për gjithë institucionin e arsimit.

nikolla

Gazetari: Ashtu siç edhe ju jeni në dijeni, emisioni “STOP” mbrëmjen e kaluar ka transmetur një video, ku tregohet qartë dhuna ndaj një fëmije 3-vjeçar. Në dijeninë e Ministrisë së Arsimit dhe sportit , ky aktivitet privat a ka qenë i licensuar, çfarë procedurash ka ndjekur?

Lindita Nikolla: “Sigurisht ato pamje të trishta të transmetuara dje ishin jo vetëm të urryera , por unë i ndjeva si një shuplakë fytyrës edhe ndaj meje dhe gjithë aktivitetit në krye të institucionit të arsimit. Investiguam gjithë situatën që lidhej me këtë kopësht dhe na rezulton që është një kopësht apo institucion që funksionon në kushtet e informalitetit, pra besoj që jemi në kushtet kur informaliteti godet në mënyrën më të shëmtuar, në atë që është gjëja jonë më e shtrenjtë, fëmijët tanë. Sigurisht pa ju shmangur asnjë lloji përgjegjësie, e kam ndjerë tmerrësisht keq atë situatë dhune, por padyshim duke përforcuar edhe njëherë vullnetin për të dënuar ashpër këdo që dhunon në institucionet tona arsimore. Do të propozoj padyshim përforcimin e rregullave për institucionet arsimore  private për të rritur kriteret besoj që do të shërbente nëse do të vendosim një kritek që këto institucione private të jenë të pajisura edhe me kamera sigurie përpara se të licensohen.”

 Gazetari: Ministria e Arsimit dhe Sportit a e ka tagrin apo fuqinë që të vërë para përgjegjësisë gjithë sistemin i cili duhet ta kishte kontrolluar këtë aktivitet privat?

Lindita Nikolla: “Sigurisht, MAS ka detyrimin, inspektoriatit shtetëror i arsimit ka detyrimin të inspektojë institucionet që janë të licensuara. Por, besomëni është e pamundur që të trokasësh pas çdo dere të mbyllur apartamenti apo shtëpie private, siç ishte rasti në fjalë dhe të kuptosh se ç’ndodh pas këtyre mureve. Për këtë, na duhet bashkëpunimi së pari me prindërit, me autoritetet lokale , me mediat, me këdo, në mënyrë që të gjithë të jemi të unifikuar për të bërë më së miri detyrën për të mbrojtur fëmijët tanë.”/tvklan.al

June 21, 2016 20:52
Komento

9 Komente

  1. Luli June 21, 21:17

    Keto vidio kane tmerruar te madh e te vogel!
    Ajo administratore duhet te marre denimin maksimal.

    Reply to this comment
  2. Zekthi June 21, 21:41

    Turp ! Turp per Ministren ” krenare”, per keto qe ndodhin ne sistemin e saj arsimor- edukativ.” Nuk kontrollojme dot ” thot ministria dhe e shkarkon tek prindrit kontrollin.
    Me se e kalojne kohen aty ne Ministri ?
    ” Jam krenare per punen qe kemi bere ” shprehet edhe kjo ministre si gjithe te tjeter.
    Kjo vjen nga emerimet familjare dhe militante qe behen nga drejtorite arsimore dhe Partia.
    Nga mos kryerja e detyres. Nga pa pergjegjesia per detyren. Angazhimi tyre eshte te marrin para sa me shume nga hallexhinjte.
    Djem dhe vajza te reja qe kane mbaruar edhe masterat rrine pa pune se duhet te paguajn per tu punesuar.
    Ministri Korrupsioni, Ministri Dhune, Ministri Terrori.
    Eshte pak doreheqia e Ministres dhe ekipit te saj inspektor e drejtore per kato skandale qe ndodhin .
    Por ka akoma.
    Dale, dale ka thene kryeministri , s’kini pare gje akoma !
    Edhe pas ketyre Ministria do te thote : ” Jam krenare per punen qe kam bere dhe per keto qe ndodhin “.
    Vertet je krenare por e dh….r nga keto fenomene, zonjusha Ministre !

    Reply to this comment
  3. Lireta June 21, 22:11

    Sa keq !Kjo ndodh ne nje institucion edukimi.Drejtesia duhet te veproje.

    Reply to this comment
  4. Tina June 21, 22:25

    Te jape doreheqjen minisrja.
    Turp qe nuk mbajne pergjegjesi dhe e justifikojne me kopesh pa licence.

    Reply to this comment
  5. DRINI June 21, 22:28

    Ky eshte nji krim I vertete ,nuk mund te tregohet forca me nji te mitur.

    Reply to this comment
  6. raimond vlonjati June 22, 01:13

    Bo bo cfare fytyre e poshter ajo Administratorja

    Vrieni mor ate admisnitratore te qelbur

    Po si ka mundesi ajo qenka kaq shpirt kazem ?
    Ajo qenka tamam bushter e keqe

    Te shkoje mor ndonjeri te veje ta vrasi,ate bastarde femer
    se cfaredo denimi ti japesh asaj , nuk mjafton me ate qe i ka bere femijes se vogel

    Bobo cfar fytyre e urryer ajo femer….

    Reply to this comment
  7. 787 7th ave L.kukaj June 22, 06:21

    shpresoj qe ajo edukatore/t te mari denimin me te rrepte qe I takon por po shof rdhe juve si emission sikur po e perdorni nje cik si shume per te mare ju vlerat kur ne te njejten kohe shume mire mund te sensibilizoni sikur edhe ministrine e shendetsise per nje kurim te ketij femije dhe jo vetem psikologe, dhe te kthehem mbas tek ajo monster ne qofte se ajo nuk denohet me maximumin e viteve ne burg babait te atij femije duhet tia laje ate fytyren e qelbur asaj shemtine me acid qe sa here te dali para pasqyres ti kujtohet ai femije qe ka dhunuar . well,, kaq kisha

    Reply to this comment
  8. mesila June 22, 09:50

    un them ta bejme hero femijen,t i veme ndonje kopshti femijesh emrin e femijes se dhunuar dhe shperblimin prej 1milion eurosh te kombetares t ia japim babait shume te shokuar te femijes

    Reply to this comment
  9. Der Spiegel June 22, 10:39

    QEVERRI E QELBUR.

    Kjo Zonja Ben nje derro Bisnesi

    900 meter larg zyrës se Kryeministrit pa licence.

    Qeverri RRUM PALLE.

    Kjo nuk njeh as taksa as tatime sepse e lidh

    diçka me Pushtetaret

    Kjo ka qene jashtë çdo kontrolli

    se Autoritetet Shteterore janë treguar SY LESHE.

    PSE Autoritetet Shteterore

    nuk kane Kontrolluar GOGOLIN e Tiranes. ?

    Kjo eshte Qeverria e RRUM PALLES.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*