VIDEO / Vritet kampioni i botës në Boks

November 26, 2015 23:04

VIDEO / Vritet kampioni i botës në Boks

Është qëlluar për vdekje ish kampioni i botës në boks, O’Niel Bell.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e qytetit të Atalantës.

O’Niel që ishte 41 vjeçar, është qëlluar duke dalë nga treni, nga dy grabitës që e kishin sulmuar për t’ia marrë të paratë.

O`Neil Bell ka qenë kampion unifikues botëror, njëri ndër boksierët më të mirë i të gjitha kohërave në kategorinë kruzer.

Ai suksesin më të madh e arriti me 2005 kur mblodhi tre titujt botëror, atë të WBC-së, WBA-së dhe IBF kur mposhti francezin Jean Mormeck.

Suksesin e tij në kategorinë kruzer e kishte arritur para tij, vetëm legjenda Evander Holyfield.

Në karrierën e tij, O’Niel ka arritur 27 fitore, 25 nga ato me nokaut, dhe ka pësuar vetëm katër humbje, ndërsa karrierën e ka mbyllur në vitin 2011 pas humbjes nga Rick Carson.

November 26, 2015 23:04
Komento

3 Komente

  1. Pellazgu November 26, 23:15

    Ekzekutohet?
    Vritet, jo ekzekutohet.
    Ekzekutohet thuhet kur vihet në zbatim një vendim gjykate, jo kur kemi të bëjmë me krim. Thjesht vritet.

    Reply to this comment
  2. aqo November 27, 07:23

    O gazetar ,si t.a kuptojme thenien tende:..”.eshte qelluar duke dale nga treni,nga dy grabites qe e kishin sulmuar per t’ia marre te parat”.
    …..po te dytat e te tretat………………..si I behet? Shkruani or shqip se na plaset me kete gjuhen tuaj cyryke.

    Reply to this comment
  3. Ajaxs November 27, 13:09

    Po portofolin me 200 dollare ja moren , se paret Ai i ka ne banke?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim