Video/ Eric Cantona: Shqipëria dhe Islanda mund ta fitojnë Europianin

June 10, 2016 09:48

Video/ Eric Cantona: Shqipëria dhe Islanda mund ta fitojnë Europianin

Shqipëria është debutuese në “Euro 2016” dhe nga kompanitë e basteve, apo nga të ashtuquajturit “bookmakers” kuotohet me koefiçentin 600, madje edhe më lart, për ta fituar këtë kompeticion.

Pra, në këtë drejtim, është e fundit, mbas gjithë finalistëve të tjerë. Një diçka e pritshme dhe e parashikueshme në letër, në fakt, megjithatë futbolli ka surpriza dhe vendos fusha e blertë.

Këtë ka dashur të thotë në një video, që po “shpërthen” rrjetet sociale, legjenda franceze, Eric Cantona. Përkundër rrjedhës, ai del kundër të gjithëve, teksa insiston se kombëtarja shqiptare ka shanse për të fituar “Euro 2016”, në Francë.

Në një spot televiziv, Cantona ka folur kryesisht për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Europianin e Francës. Ndryshe nga ajo që thonë ekspertët e statistikave të “Goldman Sachs”, Cantona mendon se Shqipëria jo vetëm mund të paraqitet mirë, por edhe të fitojë turneun.

Kujtojmë se ditë më parë, “Goldman Sachs” nuk i ka dhënë Shqipërisë asnjë shans që të fitojë Kampionatin Europian, në një studim që kanë bërë.

Ajo kishte parashikuar se Franca do ta fitojë këtë Europian. Ish-legjenda e Manchester United, Eric Cantona, i cili ka një emision, që quhet “Komisionari i futbollit”dhe transmetohet në “Euro Sport”mendon kështu:

Goldman Sachs”? Sipas tyre Franca do ta fitojë Europianin. Shqipëria është e fundit, me 0% shanse për ta fituar. Kjo është çmenduri dhe po më bën nervoz. Po Greqia, në vitin 2004, çfarë bëri? As ata nuk kishin asnjë shans për të fituar. Danimarka në vitin 1992. Po Leicesteri në Premier Ligë? Unë, si komisionar i futbollit, i jap një shans Shqipërisë që ta fitojë Europianin. Po ashtu edhe Islandës. Futbolli nuk ka të bëjë me numra dhe statistika. Futbolli ka të bëjë me zemër, angazhim dhe ëndërr. Në futboll gjithçka është e mundur.”

June 10, 2016 09:48
Komento

2 Komente

  1. anticensurë 25642654 June 10, 10:14

    i një mëndje me kantona!
    i të njëjtit mendim me të për probabilitetin e mundësive për të fituar!!ashtu si franca,bile më tepër gjermania nuk mundin të kenë 100% shanse për ta fituar,po ashtu dhe shqipëria e islanda nuk mund të kenë 0%shanse!që të dyja këto funde të segmentit nuk egzistojnë si parashikim!!ato mund të egzistojnë si përfundim,por asnjëherë si parashikim!!
    që të gjithë kanë një përqindje minimale për të fituar!
    sidoqoftë ndryshe nga titulli,kantona nuk parashikon një fitore tonën,që sido që të ishte për mua do të ishte fitore,ai është kundër përqindjes 0!!ai thotë se ka mundësi!!

    Reply to this comment
  2. anticensurë 25642654 June 10, 14:55

    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!
    po e di që nga mëngjezi!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*