VIDEO / Firmoset marrëveshja në Abu Dabi për ndërtimin e 2000 banesave të reja në Spitallë dhe Durrës, Ahmetaj: Projekt me vlerë 75 milionë dollarë, rindërtimi vazhdon!

November 26, 2020 14:51

VIDEO / Firmoset marrëveshja në Abu Dabi për ndërtimin e 2000 banesave të reja në Spitallë dhe Durrës, Ahmetaj: Projekt me vlerë 75 milionë dollarë, rindërtimi vazhdon!

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka postuar në Facebook pamjet e firmosjes së marrëveshjes në Abu Dabi për financimin e 2000 banesave të reja në Spitallë dhe Durrës.

Kjo marrëveshje realizohet në 1 vjetorin e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, ku humbën jetën 51 persona dhe mijëra ngelën të pastrehë.

“Abu Dhabi – 2000 banesa të reja, më të forta, më të sigurta, më të bukura do të ndërtohen nga e para për të rilindur Spitallën dhe Durrësin !

Sot 1 vit nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk mund të ndaja me ju një lajm më të mirë se nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin e Abu Dhabit për Zhvillim, finalizimi i një procesi intensiv diskutimesh, studimi, planifikimi e projektimi me miqtë e partnerët tanë emiratas, një projekt fantastik me vlerë 75 milionë dollarë që angazhon jo vetëm njohuritë dhe eksperiencën e vyer inxhinierike, por edhe një koncept modern të jetës në komunitet, në qendrat e reja urbane, ekonomike e sociale që do të kthehen në modelin e ardhshëm të rilindjes urbane në të gjithë vendin !

#Faleminderit !

RINDËRTIMI VAZHDON”, shkruan Ahmetaj.

j.l./ dita

November 26, 2020 14:51
Komento

1 Koment

  1. xxx November 26, 15:13

    Cfare keni dhene peng Abu Dabit o qelbesira
    Kontratat tuaja sa here nenshkruani kthehen ne shperthime gerdeci per fatin tone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim