VIDEO / Nëna e vrasësit të gruas greke: Dorëzohu, mos torturo djalin

January 16, 2016 21:54

VIDEO / Nëna e vrasësit të gruas greke: Dorëzohu, mos torturo djalin

Nëna e Klodi Lesit, 36-­vjeçarit shqiptar që vrau bashkëshorten greke dhe u zhduk së bashku me djalin katërvjeçar në Greqi ka folur për mediat greke për djalin e saj dhe për ngjarjen.

Ajo thotë se Lesi ka ikur nga Shqipëria që 14 vjeç, duke ndenjur fillimisht në Greqi dhe më pas në Britani për 6 vjet, përpara se të kthehej sërish në Greqi.

“Nuk e dimë se ku ndodhet. Nuk kemi folur me të që prej Pashkëve kur ishte këtu. Kjo që ndodhi është e tmerrshme. E dinim që jetonte me një greke por nuk i kemi thënë gjë se ai ka jetën e tij. I bëj thirrje që të dorëzohet në Polici menjëherë dhe të mos e torturojë djalin e vogël”, thotë ajo.

 

January 16, 2016 21:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*