Video-Foto / Ja spektakli që ofroi dje “Elita 5” te Amfiteatri

September 8, 2018 16:38

Video-Foto / Ja spektakli që ofroi dje “Elita 5” te Amfiteatri

Elita 5 festoi datëlindjen e 30-të krijimit të tyre, me një koncert madhështor në Amfiteatrin e Tiranës me hitet e 3 dekadave.

Amfiteatri i Liqenit “u pushtua” mbrëmë si asnjëherë më parë nga shqiptarë të të gjitha trevave të cilët iu bashkuan një eventi muzikor të papërsëritshëm që shënoi 30-vjetorin e krijimit të Elita 5. Një festë e madhe me qindra njerëz qe e bënë Amfiteatrin dhe hapësirën rreth tij të duket e vogël, të gjithë donin të shijonin spektaklin.

Koncertin e Elita 5 dje e shijuan shumë, dhe kjo duket në 23 fotot e postuara në Facebook nga kryetari i Bashkisë, I cili e ndoqi nga afër koncertin sëbashku me bashkëshorten e tij. 

Tirana, të cilën grupi e konsideroi si kryeqendrën e Shqiptarisë dhe e përzgjodhi për të dhënë koncertin e parë për të festuar 3 dekada histori rroku, baladash legjendare nuk i zhgënjeu. Teksa lideri i grupit Arif Ziberi, falënderoi publikun që iu bashkua koncertit dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës për skenën e re të artistëve. Vokalisti i grupit legjendar të rrokut tha se asnjëherë në karrierën e tij nuk ka bërë muzikë në një vend më të bukur dhe vlerësoi Veliajn për punën që ka bërë për të gjithë artistët.

“Falënderimi ju takon juve, por gjithashtu një falënderim i madh i takon kryetari të Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, dhe stafit të tij që e kanë mundësuar këtë koncert, që kanë mundësuar këtë Amfiteatër kaq të bukur, që në karrierën time në vend më të bukur nuk kam bërë muzikë. Duhet ta pranoj këtë. Ka bërë një punë shumë të madhe për të gjithë artistët”, tha lideri i grupit Arif Ziberi./e.k.dita

 

September 8, 2018 16:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*