VIDEO: Gazetari që goditi me këpucë Bushin, sot garon për deputet

May 4, 2018 17:32

VIDEO: Gazetari që goditi me këpucë Bushin, sot garon për deputet

 

Gazetari iranian, Muntadhar al-Zaidi që në 2008 mori pjesë në një konferencë për shtyp në Bagdat me Xhorxh W. Bush i cili fliste për sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndoshta nuk na kujtohet si emër por gjestin e tij ndaj Presidentit të SHBA-ve të asaj kohë patjetër që e mbajmë mend.

Zaidi hoqi këpucën e tij dhe i gjuajti presidentit të SHBA-ve.

Ky veprim i kushtoi atij 3 vite liri të jetës, por dënimin nuk e kreu të plotë, bëri 9 muaj dhe më pas u zhvendos në Bejrut.

Protesta e Zaidit e ka bërë atë të famshëm në botën arabe, madje fabrika e këpucëve, e cila prodhoi këpucën e hedhur ndaj Bush e quajti modelin “Bye Bye Bush”.

Po ku gjendet sot Muntadhar al-Zaidi? 39-vjeçari po kandidon për një vend në parlamentin e Irakut.

Fushata e tij në Facebook përmban një klip të spikatur të incidentit.

“Siç më njihni shumë kohë më parë, unë do të mbështes njerëzit e shtypur dhe do të jem kundër shtypësve”,  u tha ai mbështetësve në një video në internet. Ai gjithashtu premtoi të “fshinte” korrupsionin dhe “të ndjekë penalisht ata që vjedhin para “.

Nëse unë bëhem kryeministër i Irakut apo presidentit, atëherë gjëja e parë që unë do të bëj është të kërkoj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të kërkojnë falje për të gjithë irakenët, për të kompensuar viktimat dhe për të mbajtur përgjegjësinë e ish-presidentit Xhorxh W. Bush.


l.h/ dita

May 4, 2018 17:32
Komento

1 Koment

  1. Mark Ariu May 4, 19:08

    Nje fabrike e re do te ngrihet ne Paskuqan me cizmen e Mones!! Shitja e garantuar me cmim fiks dhe te arsyeshem!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*