VIDEO: Gazetarit i bien të mbathurat para Metës

August 12, 2015 10:16

VIDEO: Gazetarit i bien të mbathurat para Metës

Kryetari i LSI, Ilir Meta është fotografuar dje teksa lahej në detin Jon bashkë me kryetarin e PDSH në Maqedoni, Menduh Thaçi. Të dy politikanët ndodhen në Jalë, ku Meta prej vitesh është stacionuar në këtë plazh, kjo dhe për shkak të Lëvizjes Rinore të Integrimit (LRI) që aktivitetet më të shumta të argëtimit i zhvillon në këtë zonë bregdetare.

Juve prej dy ditësh gjendeni në Jalë me pushime. Keni braktisur Lalzin me sa po kuptoj?

Meta: Nuk është braktisje, por është një mundësi shumë e mirë për të mos shijuar vetëm Adriatikun, por edhe Jonin.

Adriatikun dhe ecjen. Jonin me sa po shikoj dhe po ju ndjek, ka disa minuta që së bashku me zotin Thaçi po e shijoni notin…

Meta: Po është një kënaqësi e veçantë që sot kam edhe mikun tim z. Thaçi i cili është i apasionuar kaq shumë  pas detit Jon dhe po e shijon besoj këtë ditë.

Me sa di Doktori e ka zëvendësuar rekordin e notit me ecjen në Lalëz. Po ju e keni tentuar këtë rekord apo s’ju pëlqen?

Meta: Jo nuk tentoj t’i thyej asnjë rekord Doktorit. Për mua është i paarritshëm dhe i respektueshëm gjithmonë.

Një përshtypje z. Thaçi, si po ju duken pushimet në detin Jon?

Thaçi : Sot jam këtu me paret e zotit Meta dhe deshi të më kursejë. Sot është herë e parë që shijoj Jonin.

Është hera e parë?

Thaçi : Po hera e parë dhe ishte insistimi i z. Meta që të vij këtu se disa herë kam qenë edhe në Lalëz, edhe në vende të tjera. Këtu është deti i pastër, kënaqësi e jashtëzakonshme dhe do u kisha thënë prej këtu të gjithë shqiptarëve të vijnë ta shijojnë këtë det. Kam qenë në vende të ndryshme, në Turqi, Antalia, por kjo bukuri nuk ekziston askund.

Presidenti juaj prej një jave qëndron këtu dhe është duke e shijuar…

Thaçi : Sigurisht edhe presidenti dhe të tjerët do të ishte shumë mirë të ishin këtu. Kushtet janë fenomenale, deti është i jashtëzakonshëm. Ka ndryshuar gjithçka. Nuk është ajo që ka qenë para një dekade. Siguria është e plotë dhe këtu njerëzit do të ndiheshin shumë mirë.

Uroj të kaloni shumë bukur.

Thaçi : Po, po, edhe juve dhe hiqeni kanatieren dhe hidhuni.

Po, po, atë po prisja. Unë u bëra serioz për ju. Mezi po prisja. (Hidhet, por i ulen mbathjet)

Meta: S’ka problem, nga transparenca s’ka asgjë të keqe./ ABC NEWS

 

August 12, 2015 10:16
Komento

10 Komente

  1. Poshte horrave August 12, 13:33

    Ha qenkan bashke antishqiptaret. Si mos te jete ndryshe

    Reply to this comment
  2. ask August 12, 13:55

    I shkreti ky tek doktori e ka mendjen dhe zemren.
    Vazhdo like, vazhdo!

    Reply to this comment
  3. intelektuali August 12, 14:47

    PO RYSHFETIN E LIKES E KA PAGUAR THACI PREJ MEQEDONIE?

    Reply to this comment
  4. perkthyesi August 12, 18:11

    Lajme qe i pershtaten dhe stines! Kjo, natyrisht i ngre moralin Likes, i cili, kerkon qe te sjelle ndonje batute, e ti mbushe mendjen lexuesit, se eshte ai qe eshte! Vazhdo e gezoje pushimet, pasi ke te besh me nje popull butak. Te beje gjetiu ato gjera qe ke bere ketu, sot do ishe duke ngrohur qelite e burgut! Bravo, gezoje jeten!

    Reply to this comment
  5. ka hendek August 12, 18:40

    “Te gjithe si Lutua”,
    Keshtu titullohej nje liber filloreje ne kohe te moçme.
    Tani, te gjithe duane te behen si LIKJA, se ia pa hajrin.
    Po me tej, si do I veje halli,
    Do kete “Dale beg se ka hendek”?

    Reply to this comment
  6. Shpetimi August 12, 18:43

    Lajme mediokre me gazetare medioker

    Reply to this comment
  7. M.Bocari August 12, 20:43

    Kjo interviste paska nje rendesi te madhe vetem per shprehjen e Metes :

    “Jo nuk tentoj t’i thyej asnjë rekord Doktorit. Për mua është i paarritshëm dhe i respektueshëm gjithmonë.”

    Destruksini qe saliu i ka bere Shqiperise dhe popullit shqiptar eshte vertet i paarritshem, por qe Meta ka respekt per kete,,tregon me se miri se cfare objektivash ka ai!

    Reply to this comment
  8. rovic August 13, 06:10

    E ç’do te thuash me kete shprehje mo Ilir Meta?
    A eshte shprehje e postit qe ke e perfaqeson apo sherbetor i te djathtes?
    Specifikoje ku, ne politike,…….
    Ne te gjitha?
    I shkreti ti se vetem gafa mbjell!

    Reply to this comment
  9. Timo August 13, 09:03

    Kush do ta thyeje rekordin e doktorit se duam ta dime, nuk rime dot pa marre njoftim per thyerjen e rekordit te dotores ???????

    Reply to this comment
  10. Zaho Puci August 13, 15:06

    Persa i perket rekordit te ” bracafukut ( ne shqip “hajdutit ” ), Shokut Vladimir Ilic Meta Krupskaja e ka te te paarritshem edhe per nje dekade. Ai, i shkreti telekronist nuk ka faj qe i kane rene breket. Eshte gjendur perballe papritur ” bracafukut ” dhe ka thene me vete ” me mire po i dorezoj vete breckat, se ky do m’i marri se do m’i marri “. Mencuri popullore skarpaliu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim