VIDEO/ Grabitësit që tmerruan Kuçovën, mes tyre 2 vajza nga Durrësi

April 27, 2018 21:54

VIDEO/ Grabitësit që tmerruan Kuçovën, mes tyre 2 vajza nga Durrësi

 

Një grup grabitësish prej 4 personash që ishin kthyer në makthin e qytetarëve të Kuçovës janë zbuluar falë kamerave të sigurisë.

Të rinjtë u filmuan gjatë një tentative për grabitjen e një lokali.

Nga pamjet e sekuestruara nga policia, fytyrat e 4 personave duken qartë, çka çoi dhe në identifikimin e tyre.

Në bazë të verifikimeve nga policia, rezultoi se bëhej fjalë për 2 vajza dhe 2 djem, që të katërt nga Durrësi.

Të rinjtë u filmuan, ndërkohë që po tentonin të grabisin një lokal në fshatin Havaleas të Kuçovës.

Në pranga ka përfunduar Ledjana G. 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër e grupit, B.O. 15-vjeçe po hetohet në gjendje të lirë. Ndërsa dy djemtë, S.B 23 vjeç, E.D 16 vjeç janë shpallur në kërkim.

Ata u filmuan më 25 prill në fshatin Havaleas të Kuçovës në tentivë për të vjedhur lokalin e 26-vjeçarit F.B. Ata dyshohen si autorë të vjedhjes së 8 shkurtit në fshatin Perondi të Kuçovës, në lokalin e shtetasit A.Sh, 60 vjeç, ku kanë marrë disa pajisje interneti dhe një sasi eurosh.

30-vjeçarja Ledjana G. dhe vajza e mitur B.O. u kapën në një makinë tip “Opel” që drejtohej nga 15-vjeçarja.

Ndaj saj, përveç grabitjes, rëndojnë dhe dy akuza të tjera që kanë të bëjnë me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

a.s/dita

April 27, 2018 21:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim