Video: Gylenistët deportohen nga Kosova

March 31, 2018 21:05

Video: Gylenistët deportohen nga Kosova

Vërtetohet se gjashtë shtetasit turq të arrestuar të enjten në Prishtinë, janë larguar nga territori i Kosovës.

Mediat kosovare kanë publikuar pamje në të cilat shfaqen 6 gylenistë duke u larguar nga aeroporti i Prishtinës.

Të arrestuarit shihen të shoqëruar nga Policia e Kosovës, teksa kalojnë përmes një zonë të rezervuar të Aeroportit të Prishtinës.

Mediat raportojnë se ata iu dorëzuan agjentëve të shërbimit sekret turk.

Si kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Veseli, edhe Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se nuk ishte në dijeni të këtij operacioni.

Kujtojmë se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Haradinaj paralajmëroi hetime.

“Kemi vendosur të kërkojmë hetim në të gjitha mekanizmat e përfshirë. Kam informuar Këshillin e Sigurisë dhe kam kërkuar një raportim me shkrim nga institucionet përgjegjëse për zhvillimet ndaj ndalimit dhe deportimit të fshehtë të 6 shtetasve turq.”

Haradinaj shkarkoi të premten ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e zbulimit të Kosovës Driton Gashi, pasi ata nuk informuan për operacionin, dhe nga ana tjetër, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh i zhgënjyer nga institucionet e sigurisë.

 “Detajet duhet të sqarohen nga AKI dhe MPB dhe në rast se ka pasur shkelje, atëherë përgjegjësit duhet të japin llogari. Unë jam në dijeni se organet janë duke e hetuar këtë rast dhe ne duhet të presim përfundimin e tyre, hetime po kryen edhe nga Avokati i Popullit.”

6 turqit e arrestuar ishin në kërkim nga autoritetet turke si pjesë e rrjetit arsimor, Mehmet Akif, në pronësi të imamit në arrati Fetullah Gylen, i cili akuzohet nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, si organizatori i grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016.

s.a/dita

March 31, 2018 21:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*