Video/ Ha bimën gjatë transmetimit “Live” dhe zbulon se është helmuese

July 3, 2017 11:30

Video/ Ha bimën gjatë transmetimit “Live” dhe zbulon se është helmuese

Një “vlogger”-e kineze u vetëhelmua direkt në kamera duke konsumuar një bimë që mendonte se ishte aloe vera.

26-vjeçarja ishte në “live stream” për të diskutuar mbi përfitimet e aloe verës së pagatuar. Fillimisht, pasi nisi ta hante, ajo tha që ishte shumë e mirë, por pas pak sekondash kuptoi se diçka nuk shkonte.

“Qenka e hidhur… shumë e hidhur”, dëgjohet të thotë kinezja, e cila në fakt po hante Agave Americana, një bimë helmuese nga Meksika.

Goja iu mpi dhe fyti nisi t’i digjte shumë para se të mbyllte videon. Mësohet se pas lavazhit të stomakut, gjendja e “vlogger”-es është përmirësuar.

July 3, 2017 11:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*