VIDEO: “Ik se s’më ha…”, të gjitha replikat e Braçes dhe deputetit të PD

November 23, 2017 13:42

VIDEO: “Ik se s’më ha…”, të gjitha replikat e Braçes dhe deputetit të PD

Në mbledhjen e sotme, ku diskutohej projektbuxheti 2018 është zhvilluar një debat i ashpër mes kryetarit të komisionit të ekonomisë Erion Braçe dhe deputetit të PD-së Agron Shehaj

Po si nisi sherri?

Pas pyetjes së ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, deputeti Shehaj ka kërkuar të flasë më gjatë, por është ndërprerë nga kryetari i komisionit Erion Braçe, që me sa duket e ka cilësuar koment të deputetit jo pyetje.

Në mbledhje po diskutohej mbi buxhetin e organeve të Vettingut, kur deputeti Shehaj ka ndërhyrë duke thënë se këto organe nuk do të jenë të pavarura.

Pas ndërprerjes së fjalës, nisi edhe debati i ashpër që gati shkoi me përplasje fizike mes dy deputetëve.

Shehaj: Zoti kryetar unë personalisht nuk kam shumë eksperiencë në politikë dhe në komisione. Por, këtë sjellje që shoh nga ana juaj në këtë komision…

Braçe: Faleminderit shumë, mua nuk më vlerësoni dot sjelljen. Faleminderit, nuk ka fjalë për…Nuk jemi mbledhur këtu për mua. Më vjen keq.

Tabaku: Ka të drejtën e fjalës.

Braçe: Partia juaj, thoni ça të doni se nuk më intereson fare.

Tabaku: E kam për procedurë.

Braçe: Zonja Tabaku, edukatë morale nuk duroj dot unë.

Tabaku: E kam për procedurë.

Braçe: Më vjen keq! Të vijë ministri tjetër.

Tabaku: Në qoftë se do ta vazhdosh mbledhjen vetëm…vazhdoje.

Braçe: Si ta keni, pa asnjë problem fare.

Tabaku: Zoti kryetar kur kërkojnë fjalën anëtarët e komisionit mund të kenë pyetje edhe më të gjata.

Braçe: Jo, pyetje jo. Pyetje të gjata nuk janë komente.

Tabaku: Ashtu siç i kanë pyetjet, nëse s’marrin përgjigje…

Braçe: Zotëria e tha vetë “Ky ishte opinioni im për çfarë tha ministrja”. Më vjen keq. Pse do ta bësh opinionin pyetje. S’ka pikë kuptimi. Ndryshe si bie radha asnjërit në këtë komision.

Shehaj (pa mikrofon, në këmbë): Zoti kryetar jeni të pangopur. Nuk të mjaftuan 27 vjet.

Braçe: Më duhen 38 mln dollarë.

Shehaj: Të duhen 38 mln dollarë ë…I pangopur.

(Shehaj në këmbë dhe i afrohet Braçes”

Braçe: Hajde, hajde (me shenjë që të largohet).

Më pas hyn gardisti, largon Shehaj. Vijojnë replikat në distancë. Shehaj afrohet sërish dhe pas 2 sekondash, Braçe çohet më këmbë dhe i afrohet deputetit të PD-së, duke i thënë disa herë të ikë. Madje dëgjohet edhe një fjalor banal.

Braçe: Ik tani, ik tani! Ik se s’më ha k***. Ik se e mora vesh.

Tabaku: Zoti Braçe…

Braçe: Po ik tani. (Shehajn e tërheq gardisti. Braçen e tërheq deputeti i PS-së Anastas Angjeli).

November 23, 2017 13:42
Komento

9 Komente

  1. gjermani i fundit November 23, 14:44

    po bie edhe ti o Braçe djali. Ne vend ta beje ti politiken si veten, te beri ajo te sajen.

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati November 23, 20:06

      Brace ka sjellje halabaku

      Kur opozitaret kerkojne te flasin , lejoi te flasin se nuk ka azgje te keqe nga fjala

      Brace vepron sikur esht ne ndonje vend andej nga Azia
      Jeton ne Europe o Brace trapi , ndaj duhet te sillesh me tolerance me opoziten o deficent

      Reply to this comment
  2. xxx November 23, 15:48

    Gjesti i afrimit ndaj tjetrit, i shkurtimit te distances fizike ndaj bashkebiseduesit, eshte i rendesishem. Edhe kur nuk ka konflikt, afrimi i distancave behet vetem nese lejohet nga te dy biseduesit, perndryshe eshte mungese sjelljeje (lack of manners).
    Ne rastin mesiper afrimi i Shehaj, ndaj Brace konsidetohet provokim dhe kercenim.
    Gazetat i pasqyrojne keto si me qene filma, per injorance te gazetarise se tyre, ashtu si deputetja injorante Tabaku konfondon pyetjen me komentet, injorance ne te cilen ajo insiston, per te turbulluar ujerat e rregullores se komunikimit, si strategji te PD ne mbledhje te komisioneve parlamentare.

    Reply to this comment
  3. owl November 23, 17:03

    Mire ua ben se nuk vene ne komisione per te punuar po vetem per tu tallur e sorollatur e sabotuar punet.Ashtu e duan tua perplasesh ne fytyre se jane te pacipe duke u dukur me educate te madhe si puna e tabakut. Deputetet e PD nuk mendon asnjeri si te bejne nje gje te mire per kete vend po vetem tu ngrene nervat atyre qe punojne e te mos I lene te punojne.

    Reply to this comment
  4. MONIKA , NEPERKA PIKA - PIKA November 23, 18:17

    Nga niveli i kultures dhe sjelljes , nga qendrimet dhe shprehjet provokuese , znj.Tabaku e etur deri ne palce per te fituar simpatine e shefave (2 B-ve) ia kalon shume edhe zonjes Grida Dume ! Nuk eshte rasti i pare qe ajo ben provokatoren dhe zhurmuesen . Per kete njeri kam nje antipati neveritese . Po ta veresh me kujdes , eshte nevrastenike deri ne zverdhje dhe me veshtrimet e rrotullimin e syve , le te kuptohet se eshte shume hipokrite dhe cinike e pa permbajtur !

    Reply to this comment
  5. FLAMUR NOKA ME DAJAT E VET NE BEOGRAD November 23, 18:28

    Agron Shehaj duket se eshte nje prerje me gomarin F.Noka ! Ky eshte standarti i preferuar per deputete nga Berisha dhe Basha . A mund te sillet femra politikane sic sillet Vokshi , Tabaku ,Duma e seria e tyre ?! Sepse e tille eshte ajo , qe Basha dhe Jozefina e quajne “shkolla berishiane” , ose me sakte shkolla e banditizmit politik !

    Reply to this comment
  6. Boston November 23, 18:36

    Kjo Tabaku sikur ishte ne Bashkine e Tiranes qe nuk bene asgje…si pretendojne qe te marin fatet e Shqiperise keta njerez dembele dhe te paafte. Prandaj dhe kjo femer eshte teper servile se nukj di te beje gje tjeter.

    Reply to this comment
  7. Zgalem November 23, 22:45

    Kam vene re se deputetet e rinj te zgjedhur nga PD dhe LSI , kapardisen dhe perflaken , per t’u treguar shume besnikke te atyre , qe ui kane zgjedhur . Bejne te fortin dhe te pa disiplinuarin , arrogantin dhe rrugacin . Keshtu ndodh dhe sot me deputetin e ri , Spahiu te PD , qe u rebelua kunder Braces , kryetarit te grupit eknomik . shembujt jane pa numur . Diskutojne deputetet studentesha , sikur u plasi barku , per ligjet dhe ekonomine shqiptare . Vete F. Noka cfaq veprime extreme rrugacerie dhe force fizike . Te tere keta keto veprime I bejne per interesa te ngushta . E para te rizgjidhen deputete dhe po qe se formohet nje qeverri e djathte , te marrin nje post , ku ka tendera dhe mundesi korrupsioni . Fabula : Ne parlament mos zgjithni kalamaj , por mosha te pjekura , qe njohin jeten . Zgalem

    Reply to this comment
  8. xxx November 24, 01:14

    komisioni ka per detyre ne mbledhjen me te afert te diskutoje marrjen e mases per deputetin A. Shehaj i cili me shume se nje here c’rregullon mbledhjet e komisionit parlamentar te ekonomise.
    Deputeti ne fjale paguhet me taksat e individeve e bisneseve shqiptare.
    Sjellja e deputetit vonon ligjet qe rregullojne jeten ekonomike ne vend, dhe kostot e vonesave ligjore i paguajme ne me veshtiresimin ekonomik te jeteve tona e te femijeve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*