VIDEO / Incidenti detar, komunikimi mes rojeve bregdetare dhe paralajmërimi për kapitenin e peshkarexhës

January 15, 2016 20:53

VIDEO / Incidenti detar, komunikimi mes rojeve bregdetare dhe paralajmërimi për kapitenin e peshkarexhës

Sot rreth orës 10:50, në ujërat bregdetare në zonën e Qefalit, në Himarë, u konstatua një anije peshkimi me flamur shqiptar, e cila ishte në vijën fundore të kufirit detar me Greqinë.

Roja bregdetare e palës greke njoftoi palën shqiptare se anija e peshkimit, me emrin “Mario 1” e kompanisë “Fama” me bazë në Sarandë, i ishte afruar kufirit detar të shtetit fqinj.

Menjëherë mediet raportuan për një incident mes palëve dhe për një kërcënim që rojet greke kishin bërë ndaj palës shqiptare.

Por Ministria e Mbrojtjes i mohoi raportimet e medieve për një incident në detin Jon. Në një komunikatë për media, ministria shpjegoi se të dyja anijet kanë qenë në ujërat përkatëse dhe se, asnjë anije greke nuk ka hyrë në ujërat territoriale shqiptare.

Strukturat e policisë kufitare të qytetit jugor e arritën anijen dhe e shoqëruan kapitenin e saj në komisariatin përkatës për ta marrë në pyetje.

Më pas, për portalin “Sarandaweb” reagoi vetë kapiteni i peshkarexhës shqiptare, i cili tha se është kërcënuar nga pala greke pa asnjë arsye.

Ai shprehet i bindur se nuk kishte shkelur ujërat territoriale, pasi kjo gjë iu sigurua nga roja bregdetare në radio: “Më kanë thënë vazhdo pa problem se je në ujërat shqiptare, je shumë larg territorit grek”.

Ai u shpreh se rojet greke e kërcënuan duke i thënë se, në rast se veprimi i tij do të përsëritej, atëherë ai do të arrestohej.

a

January 15, 2016 20:53
Komento

5 Komente

  1. Arber January 15, 20:59

    Pyesni Sali Berishen dhe Lul Bashen, se pse grekerit i konsiderojne ujrat shqiptare si prone te tyre.

    Reply to this comment
  2. dada January 16, 05:14

    Po ministia e MB çfarë deklarate bën apo është MU?

    Reply to this comment
  3. Dashnor Kozaj January 16, 05:36

    U lumte grekerve , kur nuk ka shtet Shqiperia …………….!!!!!!!!!!!!!!…..

    Reply to this comment
  4. labinot January 16, 10:51

    na e tregoni ne harte ku ndodhej anija peshkimit shqiptare dha c`duan greket perballe Himares?A mos i kane bere realitet kufijte e Sali Berishes dhe Lulit te vocerr ne menyre te njeaneshme?

    Reply to this comment
  5. Albanian January 16, 10:59

    Muhabet grekerish. Anijet e tyre shkelin vazhdimisht kufirin tone dhe nuk u hyn gjemb ne kembe. Me keta shtetare qe kemi ne zor se fitojne gje keta peshkatare.
    Te vijne te bejne pordhe ne shpine tende nje shtet i lodhur si greqia do te thote qe je i mbaruar.
    Gabim eshte qe revokohet e kaluara po shoku Tarras dinte si tua tregonte vendin fqinjeve, qe vetem me fqinjesine e mire nuk kane lidhje.
    Bushati minimumi duhet te kishte derguar nje note proteste menjehere. Duke llogaritur qe situata eshte e perseritur ndoshta nje ceshtje ne nje gjykate nderkombetare do ishte nje variant i zgjuar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*