VIDEO: Ja gjyqi për të cilin gjyqtari Ibrahim Hoxha do të merrte 6 milion lekë për vendimin
Nga Arkiva
Ora News ka zbardhur historinë e dosjes që kishte në gjykim gjyqtari Ibrahim Hoxha, për të cilën akuzohet se do të merrte 6 milion lekë në këmbim të një vendimi në favor të njërës palë.
Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se gjyqtari po bënte gati vendimin për prishjen e vendimit të trashëgimisë në favor të Dritan Jazenxhiut, i cili ishte në gjyq me të motrën, pasi e ëma i kishte lënë pronën (shtëpi e dyqane) me trashëgimi të motrës.
Vendimi do të shpallej sot.
Jo zyrtarisht burimet e Ora News flasin për një shumë prej 6 milion lekësh.
Gjithashtu janë kapur dhe po kryen veprimet për arrestimin e Dritan Jazenxhiut dhe Novruz Gajdës.
Dritan Jazenxhiu dy vjet më parë ka qenë i pranishëm në emisionin “Shihemi në Gjyq” të Eni Çobanit. \
Ai është përballur me të ëmë e cila kishte firmosur kalimin e pronave në emër të vajzës.
Më poshtë historia e plotë:
te gjithe gjyqtaqret jane hajdute, te largohen nqs doni reforme