Video/ Momenti kur policia kap fëmijën kamikaz të ISIS!

August 22, 2016 09:38

Video/ Momenti kur policia kap fëmijën kamikaz të ISIS!

Ky është momenti dramatik kur një kamikaz i ISIS, 12-13 vjeç, arrestohet nga policia e Irakut përpara se të aktivizojë rripin me eksploziv për të hedhur veten në erë.

Pamjet në video kanë filmuar momentin kur policia e arreston fëmijën dhe i heq rripin me eksploziv.

Djali, i cili ishte i veshur me një bluzë të Barcelonës, me emrin e yllit të futbollit Lionel Messi, thuhet se shpërtheu në lot pasi ai u arrestua dje nga policia e Irakut në qytetin e Kirkukut, në veri të Bagdadit.

Arrestimi i tij vjen në më pak se 24 orë pas një tjetër sulmi vetëvrasës me bombë nga një fëmijë në një dasëm në Turqi.

Si pasojë e shpërthimit, humbën jetën të paktën 51 persona dhe u plagosën 100 të tjerë në një dasëm në Turqi.

Kjo ka çuar në frikën se fëmijët janë duke u përdorur nga ISIS për të kryer sulme vdekjeprurëse.

Dy sulmues të tjerë vetëvrasës shpërthyen veten në Kirkuk të dielën.

Në njërin prej sulmeve mbeten të plagosur tre persona, ndërsa në tjetrin nuk pati viktima.

 

1

2

3

4

5

6

7

August 22, 2016 09:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*