VIDEO / Ja si duket me dron nga lart Unaza e Madhe në kryeqytet

September 9, 2017 18:07

VIDEO / Ja si duket me dron nga lart Unaza e Madhe në kryeqytet

Pas shumë viteve ka marrë fund ankthi i drejtuesve të automjeteve të cilët ishin të detyruar që të kalonin përmes qendrës së Tiranës për të udhëtuar drejt juglindjes apo anasjellas.

Siç mund të shihni edhe nga pamjet video, hapja e segmentit të Unazës së Madhe që lidh zonën e “Pallatit me Shigjeta” me Farkën, do të zgjidhë problemin e trafikut që krijohej nga fluksi i automjeteve që vinin nga sheshi “Shqiponja” dhe Kombinati në drejtim të qendrës.

Me një gjatësi prej 2.1 km, segmenti Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike është e kategorisë A2 e përshtatur për zona urbane me rrugë kryesore, rrugë paralele dhe e  konceptuar si rrugë shpejtësie me 12 hyrje-dalje të disiplinuara. Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve, janë ndërtuar dhe katër mbikalime  automjetesh në disnivel, mbikalime këmbësorësh të pajisura dhe me ashensor për PAK, si dhe në të dy senset e lëvizjes janë ndërtuar trotuarë si dhe korsi biçikletash.

Punimet e kryera me standardet më të mira europiane përfshijnë ndërtimin e plotë të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, instalimin e plotë të ndriçimit rrugor si dhe shtimin e gjelbërimit.

 

September 9, 2017 18:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim