Video/ Ja si u përhapën ‘dallgët’ e tërmetit

August 25, 2016 15:38

Video/ Ja si u përhapën ‘dallgët’ e tërmetit

Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka përfunduar realizimin e grafikës që tregon me detaje sesi u përhapën ‘dallgët’ e tërmetit që shkaktoi 247 viktima në rajonet qendrore të vendit.

Në grafikën e bërë publike nga ky institut, ilustrohen më qartë valët e lëkundjeve të njëpasnjëshme, që pikënisjen e kanë në Rieti e më pas u përhapën edhe në rajone të tjera.

Ndërkohë, autoritetet janë në betejë me kohën në gjetjen e ndonjë të mbijetuari në rrënojat e lënë pas nga tërmeti shkatërrimtar.

Mes viktimave është konfirmuar edhe një shtetas shqiptar, ndërsa disa të tjerë po marrin mjekime në spital, jashtë rrezikut për jetën.

August 25, 2016 15:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*