Video/ Jeton në shpellë prej 40 vitesh dhe ha çfarë të vrasi

August 1, 2016 09:54

Video/ Jeton në shpellë prej 40 vitesh dhe ha çfarë të vrasi

Pedro Luca jeton në një shpellë në veri të Argjentinës që prej 40 vitesh. Burri 79 vjec mbijeton pa ujë apo energji elektrike në shpellën e tij në një mal në provincën veriore të Tucuman.

Kur e merr uria, ai merr pushkën e tij dhe shkon për gjueti ose udhëton tre orë poshtë malit për të mbërritur në pikën më të afërt të San Pedro de Colalao.

Ndërsa një përrua është burimi i tij kryesor i ujit. “Ujë më të pastër dhe të pasur nuk ka,” thotë ai.

Shokët e tij në shpellë? Njëmbëdhjetë gjela dhe dy dhi që bredhin malin gjatë ditës dhe kthehen në mbrëmje në kërkim për strehim dhe që t’i shpëtojnë sulmit të ndonjë grabitqari.

Luca është bërë një legjendë në San Pedro de Colalao, dhe banorët e qytetit i japin atij ushqim dhe furnizime. Ai blen qirinj, maja dhe misër me një pension qeveritar të pleqërisë, me vlerë rreth 100 apo 200 dollarë, të cilat ai i merr në zyrën postare të qytetit.

Pedro Luca has lived in a cave in northern Argentina for 40 years inside a mountain cavern near San Pedro de Colalao

Pedro Luca walks down the mountain to San Pedro de Colalao, in Argentina's northern province of Tucuman

Pedro Luca cooks meat fillets and sausage inside a mountain cavern. Town dwellers give him his food supplies when he does not hunt himself

Pedro prepares food inside his cavern hidden in the mountainside as roots and leaves grow around the cave

 

August 1, 2016 09:54
Komento

1 Koment

  1. Shoku Rrok i Druve, ne Londer August 1, 14:40

    A thua ka ndonje vend te lire ne shpellen e Pedros, po i coj edhe pensionin tim prej 20 mije lekesh te rinj, plus 1.6 perqindshin e shteses dhe nje “rregullore bashjetese pensionistesh amerikano-latino-shqiptare!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*