VIDEO / Kënga që bën aktorin shqiptar të kërcejë në mes të rrugës

January 16, 2018 17:16

VIDEO / Kënga që bën aktorin shqiptar të kërcejë në mes të rrugës

Vasjan Lami është një nga aktorët më të njohur shqiptarë, i cili deri më tani ka depozituar në arkivin e tij mbi 50 role.

Por, përveç roleve të arrira në teatër dhe kinema Lami ka edhe disa cilësi të tjera që shumë pak ia njohin. Përmes një inserti emisioni “Kush vjen për drekë” ka zbuluar disa prej tyre.

Ai nuk i heq këpucët kur futet në shtëpi, madje shkon me to edhe në dhomën e gjumit, por sigurisht kur e ka me nxitim. Aktori nuk pi kurrë duhan në shtëpi.

Si një njeri i apasionuar pas peshkimit ai i qëron produktet e detit me një durim të paparë, sidomos prerjen e gjembave të çiklave. Burime të “Kush vjen për drekë” kanë zbuluar po ashtu se aktori nuk jeton dot pa sallatë dhe në tavolinë ka gjithmonë tasin e tij.

Ai pëlqen shumë piknikët me miqtë, por edhe vetëm, ka sens të mirë orientimi dhe nuk përdor kurrë busull. Por ajo ç’ka vë qershinë mbi tortë është se aktori nuk rri dot pa kërcyer kur dëgjon këngën “Happy” të Pharrell Williams.

Lami shihet përmes insertit teksa kërcen në rrugë pikërisht me këtë këngë në sfond, madje ai mund ta bëjë këtë edhe në mes të trafikut./tvklan.al

 

January 16, 2018 17:16
Komento

2 Komente

  1. yxhym .....ku del leku . January 16, 18:00

    ja, ka qelluar vasjari …peshkatar dhe kuzhinjer, po per ata, qe s’jane, çfar….”sugjeron” vasjari??

    Reply to this comment
    • shvejku January 16, 20:39

      Shume bukur ky lajm per Vasjanin,por meqenese paska shume cilesi,qe te tjeret nuk i kane,si futja ne dhomen e gjumit te tij me kepucet me balte ose pluhur,ha sallate ( qe askush nuk e ka provuar ne shtepi),paska …TASIN e tij (mbase e ka marre nga ushtria,se te gjithe sot hane me pjata ) etj,kam nje pyetje per Vasjanin:
      -A perdor leter higjenike ne wc apo e lan me uje?
      Pergjigja e kesaj pyetje do t’i mrekulloje te gjithe shqiptaret ,meqenese jemi ne vitin e shpallur te Skenderbeut!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*