VIDEO: Keniani fiton garën e 3,000 metrave me pengesa… vetëm me një këpucë

August 31, 2018 16:54

VIDEO: Keniani fiton garën e 3,000 metrave me pengesa… vetëm me një këpucë

Atleti kenian Conseslus Kipruto u bë protagonist i një momenti të pazakontë më 30 gusht, kur fitoi garën e 3000 metrave me pengesa gjatë “Diamond League” që u zhvillua në Zvicër pavarësisht se vrapoi gjatë gjithë garës me vetëm një këpucë.

Atleti, fitues i medaljes olimpike në Rio 2016 humbi këpucën e majtë afro 90 sekonda pasi filloi garën dhe për gati 7 minuta mbajti ritmin dhe kaloi të gjitha pengesat me një këmbë zbathur.

“Më dhemb shumë”, tha fituesi, i cili e përshkroi distancën për 8:10:15 minuta ndërsa kundërshtari i tij për 8:11:19 minuta.

“Jam lënduar sepse më ra këpuca e majtë. Ishte totalisht katastrofë, por kjo më motivoi për të luftuar akoma më shumë, kështu që gara përfundoi mirë”, tha Consuslus Kipruto.

o.j/dita

August 31, 2018 16:54
Komento

1 Koment

  1. demo August 31, 17:04

    Atje ku ka lindur ky,keta fiset me se vrapojne pas bagetive me kepuce?Ky po t`i kishte hequr te dyja dilte rekord boteror.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*