VIDEO: Kokaina e fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit

February 28, 2018 18:37

VIDEO: Kokaina e fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit

Kokaina e sekuestruar këtë të mërkurë në Durrrës ishte fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit të ngarkuar me banane.

TCH ka siguruar imazhe të 528 pakove të sekuestruara nga policia në aksionin e koduar “Last Snow”.

Kokaina ishte e mbledhur me natriban dhe policia thotë se ngarkesa e ligjshme me banane u mor në dorëzim nga kompania “Arbi Garden”.

Në pranga kanë rënë dy 25 vjeçarë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, ndërsa pronari i kompanisë, A. Ç. është shpallur në kërkim.

Sasia e drogës dyshohet lidhet një rrjet trafiku narkotikësh, që nis nga Kolumbia dhe përmes organizatave të krimit të organizuar shqiptar përfundon në tregun europian.

Drejtoria vendore e policisë së Durrësit nuk ka informacion për ngjarjen, teksa mendohet se operacioni është organizuar nga Krimet e Rënda, nga informacione të siguruara më parë.

a.s/dita

February 28, 2018 18:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*