VIDEO/ Batuta e Ramës për rripin e makinës që nuk i “pëlqeu” ambasadorit gjerman

November 3, 2015 12:38

VIDEO/ Batuta e Ramës për rripin e makinës që nuk i “pëlqeu” ambasadorit gjerman

Ashtu sikurse edhe në shumë raste të tjera, edhe në fjalimin e sotëm gjatë një takimi për profesionit, kryeministrit Edi Rama nuk i munguan batutat.

Në sallë ishte i pranishëm edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hofman. Batuta, sipas kryeministrit nuk do t’i pëlqente ambasadorit, por ky i fundit nuk “protestoi”.

Kryeministri vazhdon të jetë i bindur se është sistemi që korrupton njerëzit dhe jo njerëzit prishin sistemin.

“Shqiptarët në Gjermani, asnjë shqiptar nuk e imagjinon dot të hipi në makinë pa vënë rripin e sigurimit. Këtu kam parë gjermanë, edhe të ambasadës, pa rrip sigurie. Jo të kësaj ambasade se që kur u vu gjoba shumë e lartë për semaforët, dhe gjermanët u vunë në rresht. Fakti është se është sistemi që e bën njeriun të sillet ndryshe,” tha Rama.

Historia me gjermanët që Rama e tregon edhe pse ambasadori s’e…Historia me gjermanët që Rama e tregon edhe pse ambasadori s’e ka qejf / www.oranews.tv https://www.youtube.com/watch?v=J6eGbOpvnh4&feature=youtu.be

Posted by Ora News on 2015-11-03

November 3, 2015 12:38
Komento

21 Komente

  1. Sokoli November 3, 13:08

    Na pelqen s’na pelqen kryeminitri Rama ka then nje te vertet . Jashte asnje shqiptar nuk guxon te dal kundra ligjeve te atij vendi. E kam par ne Amerike, ku shqiptaret jane me fanatik se amerikanet per te zbatuar ligjet e bejne shume mire,por, po keta shqiptar ,kur vijne ne Shqiperi e kthejne pllaken e tregohen trima per mos zbatim rregulli .Pse ? Sepse s’ka shtet si në amerike qe kur te vjen polici te makina duarte duhet t’i kesh mbi timon e do t;i levizesh kur te thot ai.Po deshe levizi !? E shteti nuk behet me t’u lutur,po me ligje e zbatim ligji. Kete thot Rama e duhet perkrahur .

    Reply to this comment
    • hajdari November 3, 14:04

      T’i thote dikush hajvanit
      Bythen lart e poshte mos luaj
      Por me shume se cdo tjeter
      Me gjermanin mos e kruaj

      Reply to this comment
      • lala November 3, 16:49

        E duam shqiperine si e gjithe europa, po s’duam te zbatojme as ligje, sduam te paguajme as taksa, duam te lulezoje informaliteti, po pa u ndergjegjesu njerezit qe sjellja qytetare dhe zbatimi i ligjeve qe nga ketu fillon shteti, s’kemi per te shku asnjeher perpara.

        Reply to this comment
      • o hajdar o koqe kandari November 3, 20:25

        po nuk le gazete pa komentuar o hajdar bolle se na çave trapin

        Reply to this comment
    • Gianinni November 3, 14:20

      Gjithe aktivitetit u shqyhem qe qeshuri me shakate plote kripe te Duçes

      😀

      Reply to this comment
    • elio November 3, 18:05

      Isha tek ky aktivitet dhe Rama ka treguar gjithe injorancen dhe paaftesine e tij, te cilen tashme e dine te gjithe..Na lebetiti te gjithe me keto shpoti pa sens si ne lokale qoftesh…asnje numer asnje strukturim idesh, vetem batuta idiote te degjuara tek sufllaqe e me siguri edhe tek ai “taksisti” naten..Pale te degjoje ministrat e tij Ahmetaj e Klosi…hale me vete…

      Reply to this comment
    • Thumbi November 3, 18:28

      Sokol e ke pare mire ne Amerike? Sepse une kam nja 20 vjet ketu dhe po te sjell nje shembull: pothuajse ne te gjitha kafenete shqiptare ketu ku une banoj pihet duhan si ne “Bagdat” megjithese eshte I ndaluar rreptesisht me ligj, qe mos te flasim qe tregetojne edhe pije alkoolike pa u pajisur me licence.

      Reply to this comment
      • Arkidi November 3, 20:40

        Ik mor trap nese jeton ne amriken latine ta pranoj…. Ne londer ate dit qe ka dal ligji u ka hy frika ne bythe ta mbajne paketen jo te pije duhan brenda…si lokale shqipekaresh si atyre angle… Nje gje per ty amerikano wood pake ngel akoma.

        Reply to this comment
  2. mussolini November 3, 13:13

    Pershendes Kryeministrin tim me nje batute nga filmi Ne fillim te veres. Gjate gjithe rruges u shkrime se qeshuri me shakate e kripura te Duces…..

    Reply to this comment
  3. Arkidi November 3, 13:20

    Te ra vlera ne kohe rrekord o pall, dhe ata qe ngerdheshen e kane per hire te karriges, tani futi ndonje vize dhe kaloje ankthin qe te mberthej nje nate me pare, akoma ske pare gje o koqol.

    Reply to this comment
  4. Debati i lire November 3, 13:26

    Rama ka te drejte, si te jete sistemi,jane dhe njerzit,si te jete ambjenti jane dhe gjallesat e ambjentuara me te.Gjarpri s’jeton dot ne siberi,apo ariu ne tropik.
    Sistemet politike ne Shqiperi kane qene, jane , dhe mos qofshin gangrenoze si kane qene deri tani.
    E perbashketa e tyre eshte mungesa e drejtersise e pa varur nga politika,mungesa e shtetit ligjor,MAGNA KARTA ne Shqiperri nuk eshte zbatuar der me sot ,per kokat e politikes kur ato mekatojne me fakte.Tjeter pune qe, prokuroret mbrojne politikanet 68 vite.

    Reply to this comment
  5. info analitike November 3, 13:34

    Po cfare t’i thoshte ambasadori gjerman ketij psikopatit tone. Ai ia ka thene njehere “behu serioz” po ku merr vesh Rame karagjozi.

    Reply to this comment
  6. SHQIPTARI November 3, 13:41

    INJORANT GOJEPISET PORDHAC !!!

    Reply to this comment
  7. Pellazgu November 3, 13:49

    Mirë ky që ka 2 vjet që flet gjëra “o Zot na ruaj”, po si nuk ka në sallë një të mençur që të kuptojë se nuk duhet qeshur me një “batutë” të tillë pa humor e pa lezet, e cila veçse i fyen gjermanët që janë Shqipëri, por të gjithë gajasen se shefi i tyre ua ka futur gjermanëve? Për më tepër, është skajshëm i paparanueshëm aludimi se ata nuk shkelin më semaforin që kur ky ka bërë gjobën e lartë. Pra, po të mos ish ky, ata sërish do vijonin të shkelnin ligjin!!!!
    Është e habitshme sesi një sallë e tërë e mbushur me “intelektualë” eunukë gajaset me këto shaka pa kripë! Ky është tregues i shkallës mjerane ku ndodhet administrata jonë sot, kur janë ngritur halet dhe janë ulur malet.

    Reply to this comment
    • Drini November 3, 14:10

      He mo mos u prek ti se eshte e vertete cfare ka thene. Gjermanit s’i vjen mire, kur i shajne, se s’ka Gjerman ne bote qe i ka qejf kur i shajne dhe bejne kritika, por eshte fakt qe nje e Ambasades eshte kapur pa rrip. S’jane si ne kaqol qe i hajme te gjitha cfare na thone llokum. Madje zakonisht shqiptaret kur vjen ndonje i huaj i shane vendin, per ti treguar zellin i shane dhe me shume. I ke degjuar ndonjehere emigrantet shqiptare c’llomotosin jashte vendit? Ja me ate merru ti, jo me ambasadorin gjerman qe si ka qejf te vertetat.

      Reply to this comment
  8. rina terri November 3, 14:24

    mjaft me batuta . meso te flasesh e te besh vepra me te gjata . batutat vine me shpesh kur ke shenja plakjeje e s’ke me nerva as per te folur e as per te punuar.

    Reply to this comment
  9. tony November 3, 14:37

    O zoti kryeminister !!!!!!
    Ata qe ke pare ti pa rrip sigurimi , kane qene personeli Shqiptar i amabsades Gjermane.
    Pa ambasadori per te ta lene , sa me kalu rradhen e batutes ,,, nuk beri zë.
    O zot i madh ….. qeshin idiotet servil me idiotesite e tyre ……!!!!!!
    Kryeministri Shqiptar ben batuta si Berlusconi njehere e nje kohe….
    Gjermanet me Berlusconin mbushnin vetem faqet e gazetave qe ishin per te qeshur dhe prr tu tallur……
    Me rrespekt.

    Reply to this comment
  10. Kris 1 November 3, 17:02

    Ne e veme rrypin ne krye

    Reply to this comment
  11. Mark uk November 3, 20:00

    Kush e gjen se nga se kr/ministri yne eshte i droguar.Jam i sigurt se me pyet gjatoshin thot sistemi.

    Reply to this comment
  12. Dr. John November 3, 20:07

    “Eshte sistemi qe e ben njeriun te sillet…”. Jam shume dakort. Ashtu eshte. Po nuk na thua kush eshte sistemi? Se per konstatime jemi te mire te gjithe. A nuk je ti dhe shoket e tu hajdute sistemi? Une jam qytetari, Ti je sistemi. Se ti na u hoqe qe do e rreguillosh sistemin perpara se ta merrje timonin e sistemit ne dore. E cfare ke bere ti deri tashti me sistemin? Ta them un apo ta kane thene!? E ke dhjere me keq nga e keqja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*