Video/ Kur llava e vullkanit të vjen tek dera e shtëpisë

May 8, 2018 11:50

Video/ Kur llava e vullkanit të vjen tek dera e shtëpisë

Pamje të tmerrshme janë filmuar në Hawaii të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku llava e vullkanit ka avancuar në brendësi të qytetit.

Vullkani i Kilauea ka shkatërruar tashmë 35 shtëpi dhe ndërtesa, ndërsa 1700 qytetarë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Vullkani shpërtheu të enjten duke lëshuar llavë dhe gaz toksik në të gjithë ishullin.

Rrugët, shtëpitë, pemët e makinat janë nën “pushtetin” e llavës përvëluese të vullkanit. Video më e fundit tregon llavën duke përparuar drejt një makine të parkuar në anë të rrugës. Më vonë automjeti shpërthen në flakë duke u shkrumbuar tërësisht.

o.j/dita

May 8, 2018 11:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*