VIDEO-LAJM: Damir Fazliç shfaqet pranë Ramës në Washington

February 6, 2020 22:30

VIDEO-LAJM: Damir Fazliç shfaqet pranë Ramës në Washington

I akuzuar për pastrim parash, Fazliç ka arritur të shtrijë rrënjët e tij brenda qeverisë shqiptare, ku jo më larg se dy muaj më parë, një projekt i biznesmenit serbo-boshnjak është diskutuar në një nga mbledhjet e qeverisë Rama.

 

Një personazh “interesant” shfaqet në takimin që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Damir Fazliç, biznesmeni i akuzuar nga opozita socialiste në kohën e qeverisë Berisha, është një dëgjues i vëmendshëm i kryeministrit shqiptar në Washington.

I akuzuar për pastrim parash, Fazliç, ka arritur të shtrijë rrënjët e tij brenda qeverisë shqiptare.

Jo më larg se dy muaj më parë, një projekt i biznesmenit serbo-boshnjak është diskutuar në një nga mbledhjet e qeverisë Rama.

Projekti është kundërshtuar nga Ministria e Energjisë dhe Transporteve.

Biznesmeni serbo-boshnjak është akuzuar për pastrim parash.

Përmes një shoqërie të themeluar në Shqipëri në vitin 2005 me ortak dhe zotërues të vetëm serbo-boshnjakun Damir Fazliç, me aktivitet tregtar në fushën e projekteve të zhvillimit urban dhe të ndërtimit, biznesmeni u akuzua t’i ketë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 2 milionë eurosh, duke ndjekur një skemë mashtrimi me rimbursimet fiktive.

Emri i Fazliç është denoncuar shpesh nga opozita socialiste në atë kohë për përfitime dhe privatizime të paligjshme të pronave në vendin tonë.

Ai njihet si mik i ngushtë i Sali Berishës, i cili së paku në një rast e ka shpëtuar personalisht nga arrestimi duke përdorur policinë e shtetit kundër një urdhëri ndalimi të Prokurorisë.

d.a. / dita

February 6, 2020 22:30
Komento

9 Komente

  1. mirel February 7, 00:46

    Ashtu sic u ka hije. Miqte prane njeri-tjetrit. Miqte e Berishes dhe Miloshevicit
    Lumi qe mori Vunone..

    Reply to this comment
  2. Genti February 7, 04:00

    Kur eshte Berisha dhe Rama ne pushtet perqark tyre ka serbe.

    Reply to this comment
  3. Edi February 7, 08:18

    Firma e Damir Fazllicit qe shqyen bythen socialistet ne opozite kunder tij, kur erdhen rilindjotet ne pushtet i dhane tenderin e interkonjeksionit. Si jo rralle here qe Rama i le me mut ne goje idhtaret e tij qe akoma vazhdojne ta mbllacisin e te shkruajne komente me “mikun Fazllic te Saliut” (si p.sh komentuesi karagjoz ‘FTERI’ ketu)
    Keqardhje se pari per Mero Qero Bazen qe zelli per ti sherby Rames e beri te haje gjobe 50 000 Euro jashte vendit per shpifje ndaj Fazllicit.

    Reply to this comment
  4. Baca February 7, 08:23

    Ta haje dreqi kur do zgjohemi dhe ti heqim keta morra qafet.?

    Reply to this comment
  5. Mala February 7, 09:18

    Fazliq ka menduar se eshte Sali Berisha aty,Apo Salihu i ka telefonuar Fazliqin qe, doemos te del afer Rames dhe te duket prane tij,se I duhet Salihut dhe klanit me mafioz politik ne rajon, per fushate zgjedhore,kurdo qe do behet ajo.

    Reply to this comment
  6. Ethem Lalaj February 7, 09:34

    D I T A,Mirmengjes:Rasti FAZLLIÇ me indinjon shume. Ky fenomen duhet kritikuare e denuare nese ka marre pjese ne Tirane ne takimet me Ramen. Ndersa ne takimet ne Amerike Rama nuk ka çti beje.D.Fazlliçi atje mund te konsiderohet gazetar Amerikan,Izraelit,Rus,etj, dhe nuk mund te nxirret jashte.Kjo duhet te ferifikohet patjeter.
    -Por duhet thene se Saliu nuk ka mik vetem D.Fazlliçin.Ai ka miq ne 4 kontinentet e Botes,ndaj rri ne politike ne moshen 76 vjeç qe tu sherbei te gjithve me xhevairet e tij te “Qytetarit Dixhitalb “-per te baltosur Shqiperin sa kohe eshte KM-E.Rama te cilin nuk e rrezon dot me vota per 100 vjet.
    -Po e perserise:SB eshte fatkeqsi kombetare.Dhe se nga Edi Rama nuk vjen asgje e keqe.Ai nuk tremp dot as mizen e jo hajdutet e kriminelet e shumte 30 vjeçar ne kete vend.
    -Ky vend nerr fund perfundimisht nese drejtesia e RE nuk rritet ne paranetrat e SHBA+BE qe po monitorojne VETINGUN,ndonse me shume vonese dhe gjysmak,duke vonuare shume GJK,GJL,BKH,etj.Siç duket ONM paguhet mire ne Shqiperi.
    -FLM-DITA.

    Reply to this comment
  7. shqiptari February 7, 11:55

    Serbet dhe Greket jane perqark qeverise 104 vitet e fundit sepse neve na udheheqin frikacake dhe antishqiptare.Shqiptaret akoma nuk e kane kuptuar se politikanet tane te te gjitha kraheve bashkepunojne ne interesin e tyre personal dhe rrjedhimisht ne dem te kombit dhe vendit duke firmosur me zell cdo dokument qe u ve perpara VUCICI dhe JANULLA dhe qe normalisht demton interesat kombetare.FUCK THEM ALL.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*