Video / Nëna shpëton fëmijët, i del para automjetit

July 13, 2016 12:50

Video / Nëna shpëton fëmijët, i del para automjetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës në kryeqytet.

Një kalimtare, rreth 37 vjeç, është plagosur rëndë, në një aksident.

Gruaja, së bashku me dy fëmijët, ka qenë duke kaluar rrugën “Asim Vokshi, kur është plasur nga një automjet.

Për të shpëtuar fëmijët, ajo i ka shtyrë dhe i ka dalë makinës para.

Automjeti i ka kaluar sipër gruas, ndërsa kalimtarët e tjerë që kanë parë skenën janë tmerruar.

Pas aksidentit drejtuesi i makinës nuk ka qëndruar, por është larguar me shpejtësi. Kanë qenë kalimtarët e tjerë ata që i kanë dhënë ndihmën e parë gruas, gjendja shëndetësore e të cilës është e rëndë.

Ndërkohë policia ka niusr kërkimet për të arrestuar drejtuesin e makinës, që shkaktoi aksidentin. /tvklan.al

 

 

July 13, 2016 12:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*