VIDEO/ Martesa superluksoze e kosovarit që bëri zhurmë dhe në Zvicër

August 23, 2017 19:32

VIDEO/ Martesa superluksoze e kosovarit që bëri zhurmë dhe në Zvicër

Ajo që është konsideruar dasma më e shtrenjtë në Kosovë për 2017 ka marrë vëmendjen edhe të mediave zvicerane, kjo ndoshta për faktin se dhëndri jeton dhe punon në Zvicër.

Bëhet fjalë për dasmën në familjen Dedaj në Gjakovë.

Familja shqiptare me origjinë nga Kosova por rezident në Zvicër martuan djalin më të vogël të familjes në një ceremoni madhështore.

Videoja e dasmës që qarkullon në internet si dasmën më e shtrenjtë të Kosovës për vitin 2017. Ceremonia vlerësohet se ketë kushtuar 100.000 franga.

Dhëndri, i cili punon dhe jeton në Zvicër, shkoi të marrë nusen me helikopter.

Ndërsa krushqit e shoqëronin me limuzina amerikane. Ai mori jo më pak se 11 makina luksoze për këtë paradë.

‘20min.ch’ shkruan se në rrjetet sociale nuk kanë munguar dhe kritikat për luksin e shfrenuar duke marrë parasysh që Kosova është një vend i varfër.

Një nga komentuesit rikujtoi se me këtë shumë ai mund të kishte ndërtuar të paktë tre shtëpi për familjet në nevojë në Kosovë.

Sipas statistikave zyrtare, një e treta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë.

Një tjetër komentues shkruan me humor se pavarësisht nga kostoja e tepruar e kësaj ceremonie martese, nusja nuk duket shumë e lumtur.

August 23, 2017 19:32
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 August 24, 08:21

    100 mijë franga??
    shumë e madhe??për një familje që jeton dhe punon në zvicër??
    nëse djali që është martuar ka mbaruar një shkollë të nivelit të ulët,pra si nxënës në një zanat dhe ka gjetur punë në zonën e zyrihut,nuk është problem shumë kollaj,ka një rrogë që shkon nga 65-80 mijë franga në vit!!që mbeten të pastra nëse jeton me familjen,që është normale për shqiptarët!!
    pra brënda dy vjetësh vetëm me rrogën e tij del e tepron!!
    pra nuk është ndonjë skandal i madh!!të blesh një makinë normale në zvicër nuk e gjen më lirë se 40-50 mijë franga!!askush nuk kujtohet të thotë diçka për blerjen e një makine të tillë!!të bësh një dasëm normale,pa ndonjë kursim të madh,në zvicër,të kushton 40-60 mijë franga!prandaj boll me këto budallallëqe!!
    ka dash me qit kanun,dhe e ka qit!!para se të merreni,e të merren gazeteat zviceriane, me këtë familje që i ka harxhuar si i ka dashur qefi kursimet e punës së tyre!?
    duhet të shohin pisllëqet e politikanëve të kosovës,duke filluar nga më debili ramushi që me paret e mbledhura për avokat në hagë feston duke hedhur në shampanjë 70 mijë franga!!
    këto shikoni ju dhe jo paret e djersës së dikujt!!të paktën këta i kanë shpenzuar në kosovë dhe nga ato 100 mijë franga kanë përfituar shumë sipërmarje në kosovë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*