Video me Enver Hoxhën, pushohet padia ndaj Inva Mulës

February 5, 2016 10:18

Video me Enver Hoxhën, pushohet padia ndaj Inva Mulës

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë një padi penale për ‘riprodhim pa të drejtë të veprës së tjetrit’ të ngritur ndaj sopranos me famë botërore, Inva Mula.

Sopranoja u padit nga Fatmir Çepani, kameramani që fiksoi në celuloid momentet e rrëzimit të bustit të diktatorit, Enver Hoxha, më 20 shkurt 1991. Përmes kësaj padie, kameramani Çepani pretendonte se i është shkelur e drejta e autorit nga ana e sopranos.

Në përfundim të seancës së tetë në radhë të kësaj përballjeje gjyqësore, më 2 shkurt 2016, gjyqtari i çështjes, Artan Gjermëni, ka vendosur pushimin e gjykimit.

Burime pranë Gjykatës bënë me dije se shkak i pushimit është bërë mungesa në seancë e avokatit të të dëmtuarit akuzues, Çepani. Avokati Ndue Pjetra ka mbërritur disa minuta me vonesë në gjykatë, për shkak të angazhimit në një proces tjetër gjyqësor.

Fatmir Çepani depozitoi një padi penale në Gjykatën e Tiranës kundër sopranos Mula, në tetor të vitit të kaluar. Përmes kësaj padie, ai kërkonte që sopranoja e famshme të mbante përgjegjësi penale për shkeljen e të drejtave të autorit.

Po ashtu, ai kërkonte dëmshpërblimin e tij në më shumë se 30 mijë euro, si dëm i shkaktuar nga riprodhimi e shpërndarja në publik i pamjeve të regjistruara prej tij.

Sipas Çepanit, sekuencat e regjistruara prej tij ishin riprodhuar në një klip muzikor të këngës “Dhuratë për ditëlindje” të sopranos Mula.

Para se t’i drejtohej gjykatës, i dëmtuari ka kërkuar ta zgjidhë konfliktin me marrëveshje, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga sopranoja.

Gjykata e Tiranës nisi shqyrtimin e kësaj padie më 28 tetor 2015. Ndonëse u zhvilluan plot tetë seanca gjyqësore, gjykata nuk ka mundur të konsumojë seancën e pajtimit mes palëve.

Për asnjë nga këto seanca nuk është mundur të njoftohet sopranoja për gjyqin e nisur ndaj saj, kjo edhe prej faktit se ajo jeton jashtë vendit. Në seancën e 12 dhjetorit gjykata ka vendosur njoftimin e të akuzuarës përmes shpalljes publike.

Vendimi i së martës nuk ka ndikuar në bindjen e operatorit Çepani. Avokati Ndue Pjetra konfirmoi dje ridepozitimin në gjykatë të së njëjtës padi kundër sopranos.

I kontaktuar nga “Panorama”, Çepani tha se do t’i shkojë deri në fund përballjes gjyqësore për fitimin e të drejtës së tij. “Jam i vendosur, që gjithçka të vendoset konform ligjit, ndryshe nuk ka pajtim për mua. Pavarësisht personit që kam përballë, ai filmim është një pronë që nuk ka Zot të ma cenojë”, u shpreh operatori Çepani.

February 5, 2016 10:18
Komento

11 Komente

  1. Pellumb Zaimi February 5, 13:09

    Bravo autori Cepani . Mos u terhiq.E drejta e autorit eshte e shenjte. Te kane vjedhur pronen . Ta kane vjedhur edhe shume te tjere dhe duhet ta kerkosh deri ne fund. Po nuk ju shkove deri ne fund mos hajde te pish me kafe me mua. Nuk i pranoj ata gjenerale qe i lene betejat pergjysem. I quaj gjenerale gjysmake dhe i pushkatoj ne baze te ligjeve te luftes. Sulmo dhe vetem sulmo Fatmir Cepani ! Poshte gjyqtaret e shitur si ky damaluku i sotem ! Tung !

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi February 5, 13:13

      @@@@@@ VR !!! Bravo autori Cepani . Mos u terhiq.E drejta e autorit eshte e shenjte. Te kane vjedhur pronen . Ta kane vjedhur edhe shume te tjere dhe duhet ta kerkosh deri ne fund. Po nuk ju shkove deri ne fund mos hajde te pish me kafe me mua. Nuk i pranoj ata gjenerale qe i lene betejat pergjysem. I quaj gjenerale gjysmake dhe i pushkatoj ne baze te ligjeve te luftes. Sulmo dhe vetem sulmo Fatmir Cepani ! Poshte gjyqtaret e shitur si ky damaluku i sotem ! Tung !

      Reply to this comment
  2. Pellumb Zaimi February 5, 13:11

    @@@@@@ VR !!! Bravo autori Cepani . Mos u terhiq.E drejta e autorit eshte e shenjte. Te kane vjedhur pronen . Ta kane vjedhur edhe shume te tjere dhe duhet ta kerkosh deri ne fund. Po nuk ju shkove deri ne fund mos hajde te pish me kafe me mua. Nuk i pranoj ata gjenerale qe i lene betejat pergjysem. I quaj gjenerale gjysmake dhe i pushkatoj ne baze te ligjeve te luftes. Sulmo dhe vetem sulmo Fatmir Cepani ! Poshte gjyqtaret e shitur si ky damaluku i sotem ! Tung !

    Reply to this comment
    • Zbuluesi February 5, 13:26

      E di i madh dhe i vogel qe xhirimet e rrezimit te bustit i ka bere Fatmir Cepani. O gjyqtar gjermeni ,je nje kokerr legeni dhe lei feni.

      Reply to this comment
  3. Nga larg February 5, 16:00

    Nuk ka te drejte autori per ata qe vepren e kane krijuar kur kane qene te punesuar dhe me aparaturat e vena ne dispozicion nga punedhenesi. Me sa di une zoti Cepani ka qene i punesuar ne ate kohe.
    As inxhinieri rus qe shpiku Tetris – lojen me te perhapur ne bote, nuk ka marre asnje qindarke, se quhet prone shteterore, e konceptuar dhe zhvilluar kur ai qe i punesuar nga shteti sovjetik. As veprat letrare te botuara gjate regjimit te meparshem nuk duhet te jene te mbrojtura nga e drejta e autorit. Ato jane produktet e nje pune te paguar teresisht nga shteti shqiptar.

    Reply to this comment
  4. KOZi February 5, 16:05

    Ok po kur ka bere xhirimet e kujt ishte camera, po personi ku punonte ? a merrte rroge diku apo ishte qytetar i pa angazhuar dhe me camera personale ?!

    Reply to this comment
  5. ushtari me lopate xhenjere February 5, 18:08

    zoti Kolonel

    Ju lutem mos u ngaterroni me hordhite e zvarranikeve dhe hijenave..

    Kane dale aq shume dokumente per rrezimin e nje mase bronxi qe tregojne se ishte nje “dhelperi” e Ramizit dhe keto diskutime qe “e hudhem enverin” duken si bracaleta

    per mua ajo dite ka qene dita me e turpeshme ekombit shqiptar…se ..e hoqi ai qe e vuri…duke perdorur sa gjytyryma si keto me siper.

    per korrektese:

    Enver Hoxhen nuk e hodhi kush..sa ishte gjalle…ishte dhe eshte I vetmi udheheqes boteror qe sfidoi dy superfuqite dhe I cinte nonen grekut,serbit turkoshakeve palo- malesoreve dhe ketyre xhabasadoreve

    fund jave te qete per ju zoti colonel….

    mos harroni se sa busti ai kishte hallatin

    Reply to this comment
  6. Thanasi qe ta plasi February 5, 20:20

    O Cepani me te peshku edhe Nduja zere se te ka q.. breshka. Po cte drejte autori o toc. Ti ke qene i punesuar i TVSH dhe filmimi eshte bere me kamera te punedhenesit. Nuk po flas pastaj per stafin e TVSH qe ka dhene kontributin e vet e ti nuk i ke paguar per larjen e filmit, montazhin. Te gjitha keto kane qene kosto e TVSH

    Reply to this comment
  7. Apojo February 5, 23:29

    Filmimi u be me kamerat eT.V.SH si i punesuari T.V.SH-se dhe jo me kamera private dhe jashte orarit te punes.
    Perse paguajme ne TAKSEN E T.V.SH-se???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*