Video/ Me shpatë antike, pistoletë të vjetër, dhe statuja, kapet elbasanlliu pasi…

September 11, 2017 17:19

Video/ Me shpatë antike, pistoletë të vjetër, dhe statuja, kapet elbasanlliu pasi…

Policia ne Berat ka arrestuar nje person pasi trafikonte vepra te artit dhe kultures. Ne pranga ka rene shtetasi me inicilate B.Gj, 51 vjeç, banues në Elbasan.

Njoftimi i plote

Berat

Trafikonte vepra të artit dhe kulturës

Arrestohet në flagrancë një shteta

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
B.Gj, 51 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 11.09.2017, u kap duke transportuar me automjetin në pronesi të tij, disa sende të dyshuara si vepra arti.

Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan:
1 shpatë antike,
1 pistoletë e vjetër,
statuja,papiruse si dhe vepra arti të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, parashikuar nga neni 138 /a i Kodit Penal.

September 11, 2017 17:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*