Video/ Merr flakë një anije me emigrantë në Detin Mesdhe
Nga Arkiva
Një anije e cila ishte e mbushur me 34 emigrantë në Detin Mesdhe, është përfshirë nga një zjarr.
Një ekuipazh portugez i ka dhënë ndihmën e parë duke shpetuar 34 emigrantët, shkruan CNN.
Shkaku i këtij zjarri ende nuk është bërë i ditur, madje arsyeja nuk dihet as nga vetë emigrantët.
OKB gjatë ditës së sotme ka njoftuar se numri i emigrantëve të vdekur në Detin Mesdhe gjatë këtij viti ka shkuar më shumë se 1,700.
Gjatë javës së kaluar një varkë prej druri që mbante rreth 500 emigrantë, u godit nga një valë e furishme ku mbetën të vdekur 34 emigrantë.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento