VIDEO/ Mësuesi dhunon barbarisht nxënësin (ose një rast i përsëritur)

January 28, 2016 10:36

VIDEO/ Mësuesi dhunon barbarisht nxënësin (ose një rast i përsëritur)

Dhuna e ushtruar ndaj një nxënësi i shkaktoi vendin e punës një mësuesi në Durrës. Ngjarja ndodhi në shkollën 9 vjeçare “Hasan Koçi”. Mësuesi dhunon barbarisht një nxënës të klasës së VII-të C. Dhuna është aq e fortë sa mësuesi i përplas kokën për tavoline.

Pas publikimit të videos, Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës ka shkarkuar mësuesin e biokimisë në shkollën “Hasan Koçi”, Flamur Paja, i cili shfaqet duke dhunuar nxënësin.

Dhuna ndaj nxënësit kishte ardhur pasi 13 vjeçari kishte ofenduar mësuesin e lëndës Biologji dhe Kimi.

Mësuesi i biokimisë më qëlloi pasi e ofendova duke i thënë ‘o shurdh’”, ka thënë nxënësi. Rasti është regjistruar më 26 janar, pra dy ditë më parë.

Megjithatë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Hasan Koçi” janë ngritur në protestë.

Ata kërkojnë rikthimin e mësuesit.

Sipas tyre, mësuesi ka qenë vazhdimisht i provokuar nga nxënësit e klasës së 7.

Sipas nxënësve, Paja është një mësues model, që jep bio-kimi prej 25 vitesh. /Dita/

January 28, 2016 10:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*