Video/ Momenti emocionues, pak minuta pas tërmetit vijnë në jetë dy binjakë

November 26, 2019 09:31

Video/ Momenti emocionues, pak minuta pas tërmetit vijnë në jetë dy binjakë

Shqipëria është zgjuar mes ankthit e panikut mëngjesin e sotëm, teksa toka ka vijuar të lëkundet nga tërmetet e njëpasnjëshme që kanë goditur vendin tonë.

Por teksa në redaksi vijnë lajme për humbje në jetë njerëzit, një lajm i mirë na sjellë gjinekologia Anika Dokle. Në rrjetet sociale ajo ka postuar një video, ku shfaq dy fëmijë të lindur vetëm 20 minuta pas tërmetit.

“Unë dhe shokët e mi edhe këtë herë në maternitet. Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës. Nuk kam më fjalë! ❤❤ “, ka shkruar Dokle në rrjetet sociale.

o.j/dita

November 26, 2019 09:31
Komento

1 Koment

  1. Bureto November 26, 11:04

    Si ngushëllim, mbas çdo fatkeqësie njerëzore, nuk thuhet kot: “Jeta vazhdon!”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim