Video: Netflix zbulon momentet më intime të “Zonjës”

February 9, 2018 19:11

Video: Netflix zbulon momentet më intime të “Zonjës”

Netflix ka prodhuar një dokumentar me seri mbi Juventus dhe atë që ndodh në prapaskenë brenda një prej klubeve më të rëndësishëm të historisë së futbollit dhe jo vetëm.

Tre episodet e para do të mund të shihen nga 16 shkurti në 190 vende, ndërsa pjesa e dytë do të publikohet ne verë. Ky dokumentar do të zbulojë botën juventine “nga një këndvështrim i ri, duke ndjekur lojtarët bardhezinj jo vetëm në fushë, gjashtë ndeshjeve dhe stërvitjeve, por edhe në momentet më intime dhe personale”, lexohet në lajmërimin e publikuar në faqen zyrtare të klubit.

 

Filmimet, që janë bërë gjatë këtij sezoni, do t’i dhurojnë publikut “një shikim të asaj që ndodh në prapaskenë. Gjëra që nuk janë parë kurrë më parë dhe që do t’i japin mundësi tifozëve të njohin nga afër trajnerin Allegri dhe lojtarët e tij”.

a.s/dita

February 9, 2018 19:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*