Video nga vaska i kushton shtrenjtë aktores turke

January 18, 2018 22:28

Video nga vaska i kushton shtrenjtë aktores turke

Vazhdon tatëpjeta në karrierën e aktores së famshme turko-gjermane, Meyrem Uzerli.  Pasi hyri fuqishëm në treg në vitin 2011 si një prej aktoreve më të dashura në vend, me shkëlqimin në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, tashmë lajmet e këqija për të s’kanë fund.

Pas disa dështimeve në seriale, tashme ajo raportohet se është braktisur edhe nga kompania e menaxhimit.

Sipas “HaberTurk”, agjencia që e menaxhonte ka njoftuar se ka ndarë përfundimisht rrugët me aktoren 34-vjeçare.

Media turke raporton se Uzerli nuk i ka marrë parasysh paralajmërimet e mëparshme të agjencisë për sjelljen e saj në publik. Postimi i fundit i një videoje në pjesën “story” në Instagram, ku shfaqej duke kënduar nga vaska duket se e ‘ka mbushur kupën” duke bërë qe të braktisej nga kompania e menaxhimit.

Më herët ajo ishte kritikuar për mungesë përpjekjeje në ndryshimin e theksit të turqishtes, të cilën nuk e flet si e huaj duke qenë që është rritur në Gjermani, si dhe për mungesë disipline në punë./tvklan.al

January 18, 2018 22:28
Komento

1 Koment

  1. selman teveqel January 18, 23:13

    turqi hesapi
    bulldum cengel

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*