VIDEO: Nigeria kthehet fuqishëm dhe shpreson te kualifikimi (së bashku me Argjentinën)

June 22, 2018 19:17

VIDEO: Nigeria kthehet fuqishëm dhe shpreson te kualifikimi (së bashku me Argjentinën)

Nigeria arriti fitoren e parë në Kampionatin Botëror duke mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Islandën dhe tani beson te kualifikimi.

Afrikanët zhvilluan një ndeshje të madhe përballë një ekipi tepër të vështirë, që në ndeshjen e parë ndali Argjentinën e Messi-t.

Falë dopietës të Musa, Nigeria ngjitet në vend të dytë në kuotën e 3 pikëve në Grupin D, 3 më pak se Kroacia që ka siguruar kualifikimin në finale.

Tani mbetet për t’u përcaktuar se kush ndërmjet Nigerisë, Islandës dhe Argjentinës do të kualifikohet në 1/16, por gjithçka do të vendoset në ndeshjen e tretë.

Ndeshja

45’ minutat e para u mbyllën në barazim pa gola, por me Islandën që iu afrua ndjeshëm golit. Sinjalin e parë islandezët e japin me Gylfi Sigurdsson, i cili pas tre minutash provon pas një goditjeje të lirë, por nuk arrin të shënojë.

Në këto minuta Nigeria, mendon vetëm për mbrojtjen duke administruar topin, por pa e rrezikuar seriozisht kundërshtarin. Sulmet e tyre janë sporadike dhe pavarësisht mbajtjes së topit mbi 60 %, rastet më të rrezikshme i patën islandezët, por pa mundur të shënojnë. Ky fraksion u mbyll në barazim.

Me të filluar pjesa e dytë, “Shqiponjat” kaluan në avantazh me anë të Musa, që shënoi një gol të shkëlqyer. Moses merr një inkursion në krah dhe nga e djathta kroson drejt zonës për Musa, i cili nga një pozicion i vështirë e dërgoi topin në rrjetë duke mposhtur portierin Halldorsson (49’).

Në disavantazh Islanda hidhet e gjitha në kërkim të golit të barazimit, por afrikanët mbrohen mirë.

Ndidi kërkon të dyfishojë shifrat në të 57’, por këtë herë është portieri i islandezëve që e ndal. Islanda përgjigjet me Gislason, i cili i afrohet golit, por pa mundur të gjejë rrjetën (68’). Nigeria i afrohet golit në minutën e 64, pas një gjuajtjeje të fuqishme nga Ahmed Musa, por afrikani është i pafat pasi e ndal traversa. Gjithsesi një minutë më vonë, 25-vjeçarin nuk ka kush e ndal, i cili pas një topi të gjatë shmang bukur mbrojtësin Arnason, më pas edhe portierin Halldorsson dhe me një qetësi olimpike e dërgon topin në rrjetë.

Thjesht i jashtëzakonshëm, goli i tij është një nga më të bukurit në këtë Evropian. Islanda ka një mundësi të shkëlqyer për të rihapur ndeshjen, por Sigurdsson gabon krejtësisht nga pika e bardhë e penalltisë duke e dërguar topin mbi traversë (83).

Pavarësisht rasteve të rrezikshme ndeshja u mbyll me fitoren e Nigerisë që tani shpreson te kualifikimi.

a.s/dita

June 22, 2018 19:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*