VIDEO: “Ninxhat” e Gramshit në aksion, shikoni se si e fikin zjarrin

August 4, 2017 09:17

VIDEO: “Ninxhat” e Gramshit në aksion, shikoni se si e fikin zjarrin

 

Kjo video tregon se sa i vërtetë është etiketimi që kemi bërë për skuadrën e zjarrfikësve në Gramsh duke i mbiquajtur ata “Ninxhat”.

Do të shihni se si, me pompa krahu, dalin para zjarrit dhe, me një shpejtësi e fuqi të paparë, fikin flakët.

Sipas situatës, beteja me zjarrin është, ose individuale, ose në grup. Dhe kjo strategji ka qenë mjaft efikase.

Edhe sot në Krastë ata bënë maksimumin duke shuar mjaft vatra zjarri.

Një falenderim shkon edhe për zjarrfikësit e Elbasanit dhe qyteteve të tjera, pavarësisht se dëmi i shkaktuar është i madh. Mundësitë dhe mjetet e tyre aq lejojnë.

Pas kontributit të dhënë në Krastë, “Ninxhat” e Gramshit u nisën për në qytetin e tyre pasi u njoftuan  për një zjarr atje.

Kjo skuadër meriton vërtet shumë.

Ndoshta është modeli unik në Shqipëri/ Infoelbasani.al

August 4, 2017 09:17
Komento

7 Komente

  1. Landi August 4, 09:40

    E qfare ka ktu Me ironizu Me nixhat ,,,,! Apo kshtu e tha nje idiot ne portale dhe ju o burra, copy paste

    Reply to this comment
  2. tomi August 4, 09:56

    Mirenjohje. Djem energjike.

    Reply to this comment
  3. bedri shqarri August 4, 12:23

    i lumt atyre dhe ty qe shkruan

    Reply to this comment
  4. AL August 4, 15:06

    Respekt dhe mirënjohje djemve!

    Reply to this comment
  5. qwerty August 4, 15:09

    wow thuajse e shuajne me krah, vetem fale vullnetit per te bere kete pune te rrezikshme.
    mjetet shume primitive i kane.
    Te rinjte mund te punesohen me shume ne kete fushe, meqe paska nevoje per krah pune njeriu. Ose le te kontribuojne vullnetarisht si zjarrfikesa, si shperblim shteti t’ju uli tarifat e kriteret per shkollim. Ketej pertej oqeanit, ka programe te ketilla.

    Reply to this comment
  6. A August 4, 18:29

    Respekte dhe mirenjohje per Zjarre Fiksat e Gramshit sepse jane profesionista, te ndergjegjshem dhe te pergjegjshem per punen qe bejne.
    Para disa kohe “specialisti per gjithcka” EDI RAMA pushuan nga puna nje profesionist te tille nga puna. Te lumte Rilindja qe nuk ben dot asnje pune, por vetem ngaterresa dhe asgje.

    Reply to this comment
  7. Konti Sbalta August 4, 18:56

    Skuadra zjarrfikse e Grammshit meriton pergezimet e mbare popullit te Elbasanit dhe Gramshit.Ata jane heronjt e dites ne keto dite te veshtira per vendin tone dhe nji shembull i shkelqyer per tu ndjekur .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*