VIDEO / Njihuni me distilin e rrallë në luginën e Tepelenës, si laheshin rrobat para 200 vjetësh

September 1, 2017 20:39

VIDEO / Njihuni me distilin e rrallë në luginën e Tepelenës, si laheshin rrobat para 200 vjetësh

Quheshin “distile” dhe shërbenin 200 vite më parë për larjen e rrobave sidomos të leshit. Një distil i tillë natyror ka mbijetuar dhe punon ende në Luginën e Bënçës, në Tepelenë.

Ana Bello zbret nga Teqeja Bektashiane e Turanit jo me kuaj, si vajzat e dikurshme, por me një autoveturë të vogël. Është atmosfera e Festes së Bajramit dhe ka sjellë disa nga shtrojet e teqesë për t’i larë.

Ana i tha korrespondentin të Zërit të Amerikës Raimond Kola se në fshatin e saj Qesarat tradita e punimit të leshit ruhet ende.

Pasi bisedon me Kristinën,të zonjën e Distilit, Ana do të kthehet sërish një ditë më vonë për të marrë shtrojet e lara. Uji bie me presion dhe Kristina Bleta fut herë pas here shtrojet e leshta për ti nxjerrë të bëra dritë…Kjo zonë ruan mjeshtëri disaqindravjecare që disa organizata mjedisore synojnë t`i ruajnë në formën e një ekomuzeumi.

September 1, 2017 20:39
Komento

3 Komente

  1. demo September 1, 23:01

    Nuk quhet Distile,as Distil;Quhet Derstile.Nuk sherben thjesht per te lare,por per te “rrahur” me vrullin e ujit,kuvertat,qilimat,brucat,gunat e leshta.Nuk ka funksionuar 200 vjet me pare,se une qe e kam jetuar derstilen nuk jam 200 vjec.Derstila ne malesite tona reshti se funksionuari kur u kooperativizua prona dhe bagetia;,Kur fshatarit nuk i mbeti me as dhen as dhi per te qethur dhe per te thurur VELENCA per Derstile.Ti qe ke shkruar kete “zbulim”qe nuk i di as emrin,vertet je fshatar,por je fshatar i rritur me buke misri me sheqer.

    Reply to this comment
  2. Fatmir September 2, 09:58

    Zoterinj Gazetare, para se te shkruani nje artikull lutemi njihuni me pare me objektin per te cilin shkruani.
    Se pari punishtet e leshit quheshin DËRSTILË, e jo distile (shih fjalorin e gjuhes shqipe).

    Se dyti keto punishte nuk sherbenin per larjen e rrobave se nuk kishin funksionin e lavatriceve, por ishin “Vegël popullore prej druri, e përbërë nga disa krahë dhe nga një rreth me lopata të gjera, që lëvizin me forcën e ujit, përplasen njëra pas tjetrës dhe shërbejnë zakonisht për të shkelur shajak, velenxa e vilarë prej leshi, të punuar në avlëmend; ndërtesa ku është ngritur kjo vegël”. Se na cuditet me lajmin se para 200 vjetesh ne Tepelene qenka ndertuar nje fabrike per larrje rrobash. Po keshtu duhet te dini se punishte te tilla ka pasur ne te gjithe Shqiperine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*