VIDEO: Rikthehen vezët mbi politikanët në Kosovë. Shënjestra e radhës, zv.ministri i jashtëm

October 14, 2015 10:35

VIDEO: Rikthehen vezët mbi politikanët në Kosovë. Shënjestra e radhës, zv.ministri i jashtëm

Goditja me vezë e politikanëve po bëhet “modë” në Kosovë.

Pas vezëve mbi kryeministrin, është zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi është gjuajtur me vezë në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Media kosovare bën të ditur se Selimi ka qenë duke hyrë në ndërtesë, kur u gjuajt me vezë në kokë.

Sulmet me vezë u kryen fillimisht nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Disa ditë më parë u gjuajt me vezë kryeministri Isa Mustafa.

Ai u godit në momentin kur mori fjalën për të raportuar për bisedimet në Bruksel në sallen e seancave plenare ne Kuvendin e Kosoves.

Forcat e sigurisë kanë hyrë me shpejtësi duke e mbrojtur kryeministrin me çadër.

Ka tingelluar e çuditshme kërkesa e kryeparlamentarit Kadri Veseli për të nxjerrë jashtë sallës sigurimin pavarësisht se ata po e mbronin Kryeministrin.

https://www.youtube.com/watch?v=HSoCaBw6OYY

October 14, 2015 10:35
Komento

14 Komente

  1. Benoni September 22, 11:12

    ” Vetvendosja ” eshte perfaqesuesja reale e kosovareve ne politike e jo kjo qeveri e kote me Kryeminister-kukull e anemik.

    Reply to this comment
  2. Arben September 23, 06:09

    JU LUMTE DORA CUNA

    SHQIPERIA E SHQIPETAREVE

    VDEKJE TRADHETAREVE

    Reply to this comment
  3. kaci September 23, 09:17

    shyqyr qe eshte Albini e u hedh veze
    Perfytyro me ia lan ne dore Jozefines
    Plumba ballit – thoshte motra

    Reply to this comment
  4. maku September 23, 09:21

    po sali pordhes dhe edvin pordhes kush do ti hedhi minimalisht nje veze ne koke ndonjehere ketu ne Shqiperine e “lire”??

    Reply to this comment
  5. thiripreside September 23, 11:36

    ju lutet redaksi ku jane komentet per kete rast,le te shkruajn te gjitje pa pajrashtim,nga kosova e shqiperia,sepse vetem nje serb ben ndarjen Kosovar e Shqiptar,une jam Shqiptar i Shqiperise,dhe per mua Kryeministri i Kosoves Mustafa nuk eshte Kosovar,por Shqiptar,zevendeskryeministri Thaqi nuk eshte kosovar por Shqitar,dhe perpjekja per te izoluar Mastafen eshte jo ne nivel demokratik dhe e jashteligjshme,sepse sidoqetejete puna me gjithe lavderimet e pandaleshme per Opoziten,them se opozita nuk eshte ma e mire se Qeveria Mustafa,dhe i duhet rruge per te bere,per ta ardhe ne Pushtet,sepse Mustafa,nuk mund te zgjidhe problemet e akumuluara me Qindra vite,qe nga pushtimi Serb e gjer tash,me shpejtesi te stilit formula 1,e kshtu me rradhe,dhe urrejtesit qesharake te Tije,jane per revisten e diktatirit te shkuar Hosteni!

    Reply to this comment
  6. nona October 14, 10:41

    pse nuk i hedhin Thacit veze?
    nje zv minister esht muhabet kot
    ministrit thaci hidhjani vezet zevendesi i tij eshte si me thon nuk kam ci bej gomarit i bie samarit

    Reply to this comment
  7. ne emer te popullit October 14, 12:06

    Opozita kosovare ka te drejte te protestoje,por nuk eshte demokratike,te hedhe lende helmuse ne parlkamente dhe kunder perfaqesuese te popullit te zgjedhur nga shumica.Nuk kane te drejte te qellojne me veze jo vetem ak.ministrin,por as z.ministrin,i cili nuk ka asnje tager qe te bej ndryshime.Ne demokraci ndryshimet behen me vote .Opozita te luftoje ne parlament dehe te debatoje, duke kerkuar zgjedhi t parakohshme dhe jo te perdore metoda destabilizuese,te cilat te gjiutha i paguan populli dhe jo politika.

    Reply to this comment
  8. fllad October 14, 12:44

    Qelbesira Selimi del ne foto me ministrin e jashtem te serbise mbasi ky ka deklaruar se Kosova eshte ISIS.

    Nuk mund t’i thuash as i tredhur as deficient, por tradhetar i peshtire qe meriton litar se vezet ne koke jane pak.( si kudo ne bote edhe ne amerike ku cifti Rozenberg u denua me vdekje sepse “rezultuan “tradhetare te kombit)
    NDERKOHE NE SHQIPERI DHJE KOSOVE TRADHETARET E KOMBIT PRODHOHEN, PROMOVOHEN DHE MBROHEN JASHTE LIGJIT.

    Reply to this comment
  9. Falcon October 14, 13:52

    Jam kurioz te shikoj si do reagojnë nga anet tona Berisha &Rama po te qëllohen me vezë se kur e qellua ne Angli Gordon Brown (krahu I djathte I Tony Blair) ju vërsul me grushta hedhësit te vezës.

    Reply to this comment
  10. mira October 14, 16:01

    Anës Lumenjve

    Arratisur, syrgjynosur,
    Rraskapitur dhe katosur
    Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
    Anës Elbë-s, anës Spree-së.
    Ku e lam’ e ku na mbeti,
    Vaj-vatani e mjer mileti,
    Anës detit i palarë,
    Anës dritës i paparë,
    Pranë sofrës i pangrënë,
    Pranë dijes i panxënë,
    Lakuriq dhe i dregosur,
    Trup e shpirt i sakatosur.

    Se ç’e shempnë derbederët,
    Mercenarët dhe bejlerët,
    Se ç’e shtypnë JABANXHINJTE
    Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
    Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
    Ç’e shkretuan anembanë,
    Nënë thundrën e përdhunës
    Anës Vjosës, anës Bunës.

    Çirem, digjem i vrerosur,
    Sakatosur, çarmatosur,
    As i gjall’, as i varrosur,
    Pres një shenj’ e pres një dritë,
    Pres me vjet’ e pres me ditë,
    Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
    Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
    Lark prej vatrës dhe prej punës,
    Anës Rinit, anës Tunës.
    Çakërdisur, batërdisur,
    Përpëlitur dhe zalisur,
    ËndËronj pa funt, pa shpresë,
    Anës Elbë-s, anës Spree-së.

    Dhe një zë vengon nga lumi,
    Më buçet, më zgjon nga gjumi,
    ,SE MILETI PO GATITET
    SE TIRANI LEBETITET
    Se tirani lebetitet,
    Se pëlcet, kërcet furtuna,
    Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
    Skuqet Semani dhe Drini,
    Dridhet beu dhe zengjini,
    Se pas vdekjes ndriti jeta
    Dhe kudo gjëmon trumbeta.
    Ngrehuni dhe bjeruni,
    Korini dhe shtypini,
    Katundar’ e punëtorë,
    Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

    Ky ilaç e ky kushtrim
    më bën djal’ e më bën trim,
    më jep forc’ e më jep shpresë,
    anës Elbë-s, anës Spree-së.
    Se pas dimrit vjen një verë,
    që do kthehemi njëherë,
    pranë vatrës, pranë punës,
    Anës Vjosës, anës Bunës.

    Arratisur, syrgjynosur,
    Raskapitur e katosur,
    brohoras me bes’ e shpresë,
    anës Elbë-s, anës Spree-së.

    Reply to this comment
  11. Mollosi October 14, 17:38

    Eshte e turpshme qe z. Selimin, ne prani te bashkeshortes e godasin me veze. Kjo tregon qe VV nuk eshte gje tjeter vetem se nje parti rrugacesh , nje parti vandaliste e cila per te ardhur ne pushtet perdore metodat me te peshtira !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*