VIDEO: Pallati durrsak si Kulla e Pizës

May 3, 2020 19:29

VIDEO: Pallati durrsak si Kulla e Pizës

Banorët e tre kullave në Durrës kundërshtojnë planet e ndërtuesve për meremetim, ndërsa dëshmojnë se tërmeti i 26 nëntorit vetëm sa nxori në sipërfaqe cilësinë e keqe të ndërtimit dhe problemet e theksuara strukturore-që sollën çedimin e pallateve të tyre njësoj si kulla e pjerrët e Pizës.

Bashkim Xhika e bleu apartamentin e tij prej 86 metrash katrorë në pallatin e firmës Ndregjoni në rrugën “Stefan Dhima” në Durrës me sterlina. Me origjinë nga fshati Fushë Çidhën në Dibër, Xhika ka punuar për 17 vjet si emigrant në Mbretërinë e Bashkuar dhe për shkak të një sëmundjeje profesionale, ka dalë në pension të parakohshëm.

“Punoja në një frigorifer -20 gradë Celsius dhe për 2 vite qëndrova në spital, operova shpatullat,” rrëfen 60-vjeçari.

Pallati ku ai banonte u ndërtua përmes një lejeje ndërtimi të lëshuar në vitin 2011 nga Bashkia e Durrësit për një godinë me 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Por ndërtesa u realizua me 2 kate shtesë nga ndërtuesi. Pallati ka 42 apartamente dhe para tërmetit të 26 nëntorit jetonin 40 familje. Sipas Bashkimit, edhe pse leja e ndërtimit është marrë nga firma Ndregjoni, pallati është ndërtuar sërish nga firma Kastrati.

“Këtu ka vetëm 1 emër, por që të mos dilte në skenë Kastrati, në tabelë u vendos emri i kompanisë Ndergjoni,” tha Xhika. “Në atë kohë që kishte shumë biznese e merr si leje “Ndergjoni” dhe ia ka blerë me noteri “Kastrati”, pa filluar punë fare,” nënvizoi ai, duke shtuar se ai vetë ia kishte blerë apartamentin Kastratit me noteri.

Xhika i tha BIRN se e ka blerë apartamentin në ndërtim e sipër nga sipërmarrësi Bilbil Kastrati. Ai kishte dhënë kaparin edhe për një dyqan, por kur u kthye nga emigrimi në mars 2018, vuri re se pallati kishte çeduar, ishte anuar në njërën anë dhe bëri kallëzim në polici.

“Kur shkova në polici, më ndihmuan edhe banorët,” kujton Xhika. “Bëra denoncimin me pretendimin se pallati ka çeduar në njërin krah dhe unë nuk lejoj të bëhet asnjë punim këtu,” shpjegoi ai, ndërsa shtoi se “nuk di të ketë nisur hetim prokuroria në atë kohë.”

Si shumë ndërtesa në Durrës, pas tërmetit të 26 nëntorit pallati ka mure të plasaritura, por nuk janë plasaritjet ato që e shqetësojnë Bashkim Xhikën. Sipas disa matjeve topografike që Xhika pretendon se janë bërë nga bashkia e Durrësit pas tërmetit, ndërtesa ka çeduar – në veri me 40 centimetra deri në 7 kate, ndërkohë me 53 centimetra ka çeduar për të gjitha katet.

“Kanë plasur muret, por kjo është e arsyeshme. I paarsyeshëm është çedimi i pallatit, që do të thotë se plateja e tij ka lëvizur,” shpjegoi Xhika. “Mospilotimi dhe mbingarkesa janë dy gjërat kryesore pse ka ikur pallati me një krah edhe tani e kupton se hapet dera vetë, se është dishezë,” shtoi ai.

Dy ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, Xhika i është drejtuar përsëri policisë për të bërë kallëzim ndaj firmës ndërtuese, po e përzunë duke i thënë se nuk lejohen denoncimet. Ai thotë se në Prokurorinë e Durrësit nuk e futën as brenda në ndërtesë.

Xhika kujton se iu ankua një gazetari të RTSH-së, se nuk i merrnin denoncimin dhe ai foli me kryeprokuroren, e cila i tha të rikthehej dhe të bënte denoncimin në organin e akuzës.

“U detyruan ta marrin denoncimin, kallëzimin për çedimin – është referuar në prokurori,” tha Xhika. Megjithatë, edhe pse arriti ta bënte kallëzimin, Xhika u dëshpërua kur pa që oficerja e policisë gjyqësore, Emiljana Mema – e ngarkuar të bënte hetimet, kishte një marrëdhënie të ngushtë me punonjësit e firmës së ndërtimit të pallatit. Duke e vënë re këtë marrëdhënie, Xhika iu ankua Memës, por ajo ia preu shkurt dhe sipas tij – shkoi të pinte kafe me punonjësit e kompanisë.

“Mos përhapni panik tha – se pallati është një nga më të mirët në Durrës,” kujton Xhika t’i ketë thënë oficerja e policisë gjyqësore. “Ajo na bën presion psikologjik, ekonomik dhe fizik që ne të ndryshojmë drejtimin, që të tërheqim denoncimin,” shtoi ai.

Xhika ankohet se edhe prokurorja e çështjes nuk ka shprehur ndonjë interes për hetimin.

“Ata vijnë për të tërhequr denoncimin, jo për të bërë veprimet ndaj pallatit,” tha 60-vjeçari. “Tani edhe prokurorja e çështjes po mundohet ta largojë problemin,” shtoi ai.

Xhika pretendon se oferta dhe kërkesa për të tërhequr denoncimin ka marrë nga shumë njerëz, përfshi juristin e kompanisë “Kastrati” dhe nga vetë Bilbil Kastrati.

“Mua m’i kanë ofruar lekët e mia, por unë nuk kam si t’ia bëj komshinjve,” tha ai. “Që të tërhiqja denoncimin, 16 vetë më kanë ardhur,” shtoi Xhika.

Prokuroria e Durrësit nuk i përgjigj një kërkese për koment mbi akuzat e Z. Bashkim Xhika. Sot 60-vjeçari jeton me qira, pasi apartamenti i tij është dëmtuar rëndë gjatë tërmetit.

“Të gjitha mobiljet, vetëm dhoma ime ka shpëtuar, të tjerat janë dëmtuar të gjitha. Plus asaj, edhe dritarja ka pas ngelur e varur dhe e kam hequr vetë, që të mos i bjeri ndonjërit në kokë dhe të mos krijojë ndonjë aksident,” tregon ai.

“Gjithçka ka rënë në tokë, se i kam pas montuar nga dyshemeja në tavan, që të mos i lëviz më kurrë. Por erdhi puna që këto u lëvizën,” shtoi ai.

Sipas Bashkim Xhikës, kompania është ofruar të meremetojë muraturat e plasaritura, por jo çedimin e pallatit, që sipas tij “ka ikur në plate, ka çeduar dhe nuk ka rregullim në asnjë vend të botës.”

“Kompania tha mos përhapni panik, do rregullojmë tullat,” kujton Xhika, por shton se banorët e hodhën poshtë ofertën. “Ne kërkojmë të prishet pallati dhe të ndërtohet po këtu me pilota, se shtëpinë e blemë këtu,” përfundoi ai.

 

e.k. / dita

May 3, 2020 19:29
Komento

4 Komente

  1. intelektuali May 3, 20:09

    O gazeta DITA:

    Kete shkrim trondites per firmat kriminale te ndertimit “Kastrati” dhe “Ndregjoni” firma injorantesh mafioze dru me pre qe nuk i gjen edhe ne Afrike, kete shkrim trondites per nivelin e ndertimit ne vendin tone e publikoi ne pamjen e plote ne fillim Mero Baze tek gazeta e tij TEMA, por menjehere e fshiu nga faqet e gazetes dhe qe atehere nuk pa me driten e diellit,

    por:

    NUK E KENI TREGUAR TE GJITHE TE VERTETEN LLAHTAR TE FIRMES SE NDERTIMIT “KASTRATI” DHE BEDELIT TE TIJ MAFIOZ “NDREGJONI”

    sepse:

    Bosi i firmes “Kastrati” i tha mjeraneve qe ka lene ne qiell te hapur se ai nuk mban asnje pergjegjesi per pallatet e ndertuara nga bedeli i tij “Ndregjoni” duke u justifikuar me argumentin tejet cinik, shikoni si u pergjegj Bosi i “Kastratit”:

    UNE NUK MBAJ ASNJE PERGJEGJESI PER PALLATIN SE I KAM SHITUR TE GJITHA APARTAMENTET TEK BLERESIT, PERGJEGJESINE TA MBAJE SHTETI QE ME LESHOI LEJEN E NDERTIMIT DHE TE SHFRYTEZIMIT!

    Ne cilin vend te Botes ben vaki nje papergjegjesi e tille nga nje firme ndertimi apo nga investitori?

    KU KA QENE SHTETI DHE RILINDJA SOCIALISTE?

    Ku jane projektuesit, ku eshte investitori, ku eshte kontrolli i projektimit, kontrolli i ndertimit, supervizori i ndertimit, leja e ndertimit, cilesia e materialeve te perdorura gjate ndertimit, leja e shfrytezimit,

    sepse:

    ASGJE NUK KA FUNKSIONUAR NE KALVARIN E GJATE TE PROCESIT TE NDERTIMIT TE PALLATEVE TE “KASTRATIT” DHE QEVERIA E RILINDJES SOCIALISTE KA HESHTUR ME NJE MUNGESE PERGJEGJESIE KRIMINALE

    Po te lexosh me poshte:

    “…Si shumë ndërtesa në Durrës, pas tërmetit të 26 nëntorit pallati ka mure të plasaritura, por nuk janë plasaritjet ato që e shqetësojnë Bashkim Xhikën. Sipas disa matjeve topografike që Xhika pretendon se janë bërë nga Bashkia e Durrësit pas tërmetit, ndërtesa ka çeduar – në veri me 40 centimetra deri në 7 kate, ndërkohë me 53 centimetra ka çeduar për të gjitha katet…”

    Krijon pershtypjen qe qeverisja e Edi Rames ne procesin e ndertimeve civile eshte si:

    NJE RUMPALLE KRIMINALE DHE INJORANTESH DRU ME PRE.

    Reply to this comment
    • DEDA May 4, 12:53

      Gabohesh rende kur thua dru me pre ne fund, se ti e di shume mire dhe vete e thua mafje ne cdo qelize te shtetit .Te gjithe duam te bejme leke po nuk na le njeri , vete ne burg po ndrove porten e avllise , bie nje pallat i ndertuar jashte parametrave dhe nuk mban pergjejsi njeri . Mundohuni qe prokuroria te nxjeri shkakun e vertete te renies se apartamentit dhe nese shkaku i renies se apartamentit eshte cilesia e punimeve , juve u hapet nje shteg qe ligjerisht tu kthehen leket mbas nga ndertuesi ,e di qe eshte e veshtire po organizohuni si pallat te ndani shpenzimet , keni perball mafien , do ju duhet shume kohe dhe mund .

      Reply to this comment
      • intelektuali May 4, 16:04

        Kam qene pjese e grupit te eksperteve nderkombetare pas termetit te nentorit qe kur pane ndertimet e rezuara dhe te shkaterruara dhe filluan te bejne matjet me pajisjet e llogjistikes elementare qe dispononin, keta eksperte shumica profesore te katedrave te ndertimit vune duart ne koke duke perseritur te lemerisur dhe te llahtarisur:

        CFARE SHTETI RRUMPALLE, INJORANT DHE DRU ME PRE ESHTE KY?

        Reply to this comment
  2. Adih May 4, 17:38

    Intelektuali @………….
    Ju kritikoni me shume te drejte cdo gje teknikisht ,sdua ti perseris ,por une desha te shtoj ,se EDI RAMA ,mori ndihme per rindertimin 1miliard e 200 milion Euro nga bota , U mburr “Skenderbeu” ne ate kohe mua me ndihmojne e dreqi me te birin ,ku tani mendon per pislleqe , nderroi mendje i “zgjuari “dhe ka futur koken nen rere si struci . Per rastin ne fjale termetin .Taktika eshte te vjedhim cfare te vjedhim , Jane shejtan budallenj . Ka urdheruar vetem per te “stukuar” muret e ja ka lene , ngarkuar firmave te ndertimit , ti bejne me harxhet e tyre .Dhe ti ngelin keto shuma neto e bruto ne xhepin e ripjellesve .Ky personi , , ne mos gaboj Z. Xhika ,plus edhe banoret e tjere ti drejtohet te gjithe ketyre shteteve ,qe kane dhene kete shume te madhe . ,e per tja komentuar ku do shkojne keto leket tuaja ,pse ju genjejne ,bile keto shtete , qe kane ndihmuar ,do vihen ne siklet ,se ato shuma qe i kane dhene Rames jane parate te dala nga taksa paguesit popull te ketyre shteteve .Nuk do e kene te lehte qeveritaret e shteteve te huaja qe dhane keto fonde me popujt e tyre ,seshte e kollajte dhe nuk jane si ne shqiptaret qe na kane rrahur qe kelysh . .Pra nuk te fal njeri dhe ky Rama ,si gjithmone i ka hypur kalit per se mbrapshti ,

    PS:::: me te zgjuar o te mjere ,doja vetem tju hap syte se edhe mua personalisht Vangjush Dako me ka vjedhur pronen ,e jo tani por mbi 8 vite para termetit ,por une nuk merem me juristet e plepave ,do perballet shteti shqiptar ne gjyk e Strasbourgut ,e ta marin vesh qofte Rama ,qofte bandilli Dako, qofte edhe drejtori i urbanistikes ,jane pislleqet me ze e figure , nuk do shpetojne .

    Dhe nje gje tjeter ,pse e mbron Vangjush Dakon , cfare ben prokuroria ?,pse nuk zbaton ligjin ?,pse e ka frike Ramen per te zbatuar ligjin kondra mafjozit Vangjush Dako ?, Dihet si drita e diellit Vangjush Dako eshte strumbullari qe nuk ka zbatuar ligjet e tekniken e ndertimit ,qe i ka per detyre dhe ka dhene me vone ne shume pallate edhe dy e tre e kater kate te tjere shtese shtese .Eshte nje korrupsion jo i zakonshem ,eshte nje korrupsion , tragjik ,vrases , qe ka sjelle viktima dje e ne te ardhmen .Dihet o Rame ligjerisht eshte vetem fajtor Vangjush Dako dhe drejtori i urbanistikes ,mik dhe shok per pazare te pista i Vangjush Dakos .Ku i con mushka .Nuk i kuptoj sinqerisht i nderuar Intelektual sa “trima ” budallenj jane . Por drejtohem edhe nje here te demtuareve te sensibilizojne ,te gjithe shtetet qe kane dhene keto shuma maramenndese per tju ndihmuar .Mos u merni me rrugacet o te demtuar e viktima te mjere, do ju sorollatin ,do ju tallin ,do ju bejne zbor e rreshtore Mos mbani shprese o te mjere te demtuar tek prokuroria e plepave qe dirizhohen nga mafja politike .Duhet te dini si ta kerkoni drejtesine tuaj .Skemen e mesuat veproni .se per ndryshe ?????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim