VIDEO: Pamje brenda avionit të rrëzuar në Ishëm

September 15, 2016 20:04

VIDEO: Pamje brenda avionit të rrëzuar në Ishëm

Një avion i vogël tip “Piper”, pa leje fluturimi nga aviacioni civil, u ul sot në mëngjes në Ishëm të Durrësit, duke rikthyer debatin e trafikut të drogës nga ajri.

Disa pamje në brendësi të avionit tregojnë se brenda tij janë gjetur disa dokumente personale të pilotit Guido Andrea Guidi, manuali i përdorimit të avionit dhe shishe me ujë.

Por pavarësisht faktit se në avion nuk u gjet lëndë narkotike, prokuroria është përqendruar në një hetim lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nga ana e tij piloti 69-vjeçar ka mohuar kategorikisht të ketë lidhje me trafik droge.

U nisa në mëngjes nga Bari dhe do të udhëtoja për në veriun e Italisë. Meqë koha ishte e mirë, atëherë vendosa të bëj një shëtitje mbi hapësirën ajrore shqiptare. Nuk i lajmërova autoritetet ajrore, pasi ishte një fluturim për turizëm. Kur ndodhesha afërsisht 5 mijë këmbë lartësi avioni pësoi defekt dhe po shihja mundësinë të ulesha. Nga lart dallova hapësirën që mu duk e përshtatshme për të bërë uljen. Në momentin që preka tokën, rrota e avionit u këput dhe mjeti u përplas”.

Kjo është dëshmia e pilotit italian, Guido Guidi, 69 vjeç, dhënë për prokurorët e Krimeve të Rënda – raporton kanali News 24.

Prokurorët konstatuan në vendngjarje një pistë me gjatësi 1.5 deri në 2 kilometra, e cila rezulton të jetë punuar dhe sheshuar me mjete të tonazhit të rëndë ditët e fundit.  Kjo bën që dyshimet e prokurorëve, për një rrjet trafiku drogë të shtohen ndjeshëm.

Nga hetimet e para rezulton se avioni ka mbërritur në Godull në orën 08.45.

Në momentin e uljes, rrota ka pësuar dëmtime, por pavarësisht kësaj ekspertët thonë se piloti ka tentuar të largohet. Por gjatë kësaj tentative, ai ka dështuar, pasi rrota e avionit është këputur dhe mjeti ka rrëshqitur në gjendje të lirë përgjatë afro 100 metrave dhe ka ngelur në disa shkurre, pikërisht në grykëderdhjen e lumit Ishëm.

Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke verifikuar përmes sistemit TIMS nëse Guidi ka hyrë më herët në territorin shqiptar.

September 15, 2016 20:04
Komento

1 Koment

  1. DASHAMIRESI September 16, 16:01

    Duhet sqaruar nga hetimet se kush ishte pronari i kesaj siperfaqe toke kaq te madhe dhe kush ka punuar me mjete motorike per ta pershtatur per piste ?! SHISH-i i ka te gjitha mundesite,qe me rruge operative, te hedhe drite te plote mbi kete ngjarje kaq flagarante , thuajse ne oborrin e kryeministrise .
    Vec ketyre, duhen vene ne bangen e te akuzuarve edhe strukturat ushtarake,te ngarkuara per pelengimin e hapesires ajrore te RSH .Vetem shume pak kilometra nga Rinasi , ku shteti dhe policia e tij , demonstruan nje mefshtesi rrenqethese ,ku u grabiten miliona euro!
    Kryeministri yne,qe nuk i kapushuar kurre vetlevdatat , duhet,me patjeter, te dale ne media dhe te jape spjegime te hollesishme , per te gjitha keto.Ai ,duhet te jape siguri te plote per paprekshmerine e hapesires tokesore,detare e ajrore te Republikes ,vecanerisht ndaj rrezikut per sulme terroriste .
    Mendoj se eshte sinjal alarmi,per t`u shqetesuar te gjitha strukturat shteterore , te shkunden nga plogeshtia,te pastrohen nga balta kriminale qe i ka mbuluar dhe te merren masa urgjente per te vene nen kontroll e siguri krejt Vendin .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*