Video: Pamjet e vrasjes së Agim Arapit në Durrës, flet gruaja e tij

April 9, 2018 21:19

Video: Pamjet e vrasjes së Agim Arapit në Durrës, flet gruaja e tij

Në 1 vjetorin e vrasjes së Agim Arapit në Durrës, bashkëshortja Vjollca ka dërguar në “Fiks Fare” pamjet e tre kamerave të sigurisë, të instaluara në disa biznese në Durrës.

Vjollca kërkon me ngulm burgosjen e shtetasit Jurgen Kurti, për të cilin thotë se është përgjegjës për vrasjen e burrit të saj dhe babait të tij.

Në pamjet filmike ( 11 min e 20 sek) në vendngjarje shihet Jurgen Kurti, i cili pas ngjarjes së 11 prillit të vitit 2017 u shoqërua nga policia, por më pas u la i lirë.

Vjollca Arapi thotë se gjykata nuk ka marrë parasysh si provë pamjet filmike që ajo ka dorëzuar në emision.

“Vritet me qepena të mbyllur dhe thonë që është vrasje nga pakujdesia. Dëshmia ime nuk u mor parasysh. Kishte dëshmi të rreme që i leverdiste edhe prokurorit edhe gjyqtarit. Kamerat e faktojnë një gjë të tillë. Në vrasje kanë marrë pjesë tre kriminelë. Pasi e vranë burrin tim, shkonin dhe e kontrollonin nëse vdiq apo është gjallë.”

Ajo thotë se për të mbyllur çështjen janë hedhur miliona lekë nga ana e fajtorëve.

“Kam kërkuar pushimin e vendimit të Kostandin Ekonomit. Me çfarë motivi e ka nxjerrë ky prokuror, dhe si i dha pafajësinë. Kjo është prova më e madhe e blerjes së çështjes. Se s’ka mundësi t’i japë pushim vendimi atij, kur unë s’kam marrë akoma vendim pushimi.”

Më tej shton se kur iu vra burri, nga hetimet doli se vrasja ishte bërë me mjete të forta dhe prerëse. Por më pas dolën dy epikriza, ku në njërën prej tyre, doli që vdekja ishte bërë në spital. Ndërkohë, në raportin tjetër rezulton se bashkëshorti i saj ka vdekur nga zemra.

“Burri im po të kishte vdekur nga zemra do kishte vdekur aty, por ai vdiq në spital pas 30 minutash. Unë kam punuar vetë në spital dhe e di si mbyllen gjërat. Mjekësia i mbyll gjërat 7 pash nën dhe” , ka thënë ajo.

s.a/dita

April 9, 2018 21:19
Komento

1 Koment

  1. Populli SHqiptar ka vuajtur per lider. April 10, 02:39

    Drejtesi ne kete vend nuk ka gjygjtaret dhe prokuroret jane te korruptuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*