VIDEO: Vrasësit pak sekonda përpara ekzekutimit të Memli Begallës

February 17, 2018 15:15

VIDEO: Vrasësit pak sekonda përpara ekzekutimit të Memli Begallës

Janë publikuar pamjet e vrasjes së tregtarit Memli Begalla tre ditë më parë në zonën e ish Bllokut në Tiranë.

Në videon e publikuar nga “Abcnews” shihen veprimet e dy autorëve të dyshuar për vrasjen e Memli Begallës.

Siç duket edhe nga pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, viktima mbërrin në hyrje të tunelit, i cili ndodhet në rrugën “Nikolla Tupe” pikërisht në orën 20 e 39 minuta e 10 sekonda.

Vetëm 20 sekonda me vonë, shfaqen dy vrasësit të veshur me xhupa e kapuça të zinj, të cilët ndjekin viktimën nga pas.

Si profesionistë të vërtetë, autorët, largohen të qetë pas ekzekutimit mafioz me një plumb në kokë të Memli Begallës.

Aq perfekte ishte vrasja e 64-vjeçarit, saqë edhe këta dy rinj që u gjendën rastësisht në vendin e ngjarjes nuk kuptuan që sapo kishte ndodhur një krimi.

Policia është vënë në ndjekje të dy autorëve që ishin fiksuar nga kamerat e sigurisë, të cilët janë me gjatësi rreth, 1.8 metra.

Ekzekutorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Bmw, me ngjyrë të zezë. Gjithashtu është i filmuar edhe moment i hipjes së autorëve në makinë, ndërsa grupi hetimor e ka të pamundur të  identifikojë targat.

Vrasja e Memli Afrim Begalla, sipas policisë dyshohet të jetë kryer për shkak të borxheve të pashlyera që viktima u kishte personave të tretë.

Debitë e 64-vjeçarit shkojnë deri në 90 mijë euro, pasi kishte krijuar disa kompani fantazmë, për të cilat edhe ishte dënuar nga gjykata. Për ngjarjen e rëndë u ndaluan 10 persona, por pas marrjes në pyetje nga uniformat blu, u lanë të lirë.

o.j/dita

February 17, 2018 15:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*