VIDEO / Rama-Patozit: Ja kur të hoqi Basha nga lista

June 17, 2017 17:03

VIDEO / Rama-Patozit: Ja kur të hoqi Basha nga lista

Deputeti i PD­-së, Astrit Patozi është përplasur sot me kryeministrin Rama pas seancës së jashtëzakonshme në Parlament, ku u votuan listat e emërimeve të anëtarëve të komisioneve të vetingut.

Patozi kërkoi të merrte fjalën për një replikë me Ramën, mirëpo fjala nuk iu dha nga kryetari i Kuvendit. Në këtë mënyrë replika është zhvilluar jashtë Parlamentit. Gazetari i “Panoramës”, Juxhin Mustafaraj ka filmuar përplasjen. Në të shihet qartë se Rama dhe Patozi replikojnë me njëri­tjetrin, ndërsa kryeministri i thotë se moskandimi i tij në listat e PD­së ka ardhur pas një interviste të deputetit dhënë për “Top­Channel”. “E di kur ke ikur ti, kur dhe atë intervistën te TCH”, i thotë Rama Patozit.

Kujtojmë se pas mospërfshirjes së Patozit në listat e PD­së, deputeti shkroi se Rama e ia kishte paralajmeruar moskandidimin e tij, qe para paktit me Bashën, duke ngritur dyshime.

DEBATI

Patozi: Une nuk te kam nderhyre ne marredhenien qe ke me ate. Marredhenien qe ke ti me ate une nuk ta prish.

Rama: Ti do ikje qe 90 dite para. Çfare marredhenie…

Patozi: Ate marredhenien qe ke ti me ate.

Rama: O zotri e di kur ke ik ti….Ti ike pasi dhe ate intervisten te Topi. / Panorama

 

June 17, 2017 17:03
Komento

2 Komente

  1. Miku Taras June 17, 17:16

    Astritit i rekomandoj te shohe edhe nje here filmin “Toke e Pergjakur” dhe sidomos fragmentin kur Marga vajtonte me oiiii per te shoqin.

    “Të vranë o Miti, për një copë tokë, për një vijë uji, oii! Të vranë, o Miti, të vranë!. Të vrau beu, të vrau katili”.

    Reply to this comment
  2. Vurkari June 18, 09:35

    O Patoz o qaraman servil muti, po ke bole kërkoi llogari Lulit pse të hoqi jo kundërshtarit së atij si plas për t’i.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*