VIDEO/ Përfshihet nga zjarri një banesë, Veliaj: Mos lini golat e Anglisë t’ju vënë flakën

July 7, 2018 20:49

VIDEO/ Përfshihet nga zjarri një banesë, Veliaj: Mos lini golat e Anglisë t’ju vënë flakën

Një banesë e pozicionuar në rrugën “Jordan Misja” është përfshirë pasditen e së shtunës nga flakët.

Sinjalizimin e kësaj situate e kanë dhënë pikërisht banorët e pallatit, ndërsa falë ndërhyrjes së zjarrfikëses është bërë e mundur neutralizimi i saj.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” mirënjohje ndaj skuadrës, dhe i ka cilësuar ata si heronj të vërtetë.

Ai iu është drejtuar edhe qytetarëve, duke iu kërkuar që të tregohen të kujdesshëm.

“Teksa shumica po sheh kampionatin apo ka shkuar me pushime, Zjarrfikeset e @BashkiaTirane janë heronj të vërtetë! Shpëton shtëpia tek rr. “Jordan Misja” falë ndërhyrjes së guximshme! Bravo skuadra! Ju lutem mos lini golat e Anglisë t’ju vënë flakën shpisë”, ka shkruajtur Veliaj.

s.a/dita

July 7, 2018 20:49
Komento

3 Komente

  1. Labi July 7, 21:49

    I’k ore llafazan na bere per te qeshur .leri lustrat po shif taksat qe I ke ritur edhe per ne pensionistet.

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku July 8, 01:30

    Ketij tani i ka ngel te vetelavderohet edhe kur ben shurren dhe leshon ujin e halese.

    Reply to this comment
  3. Mark .U.K July 8, 17:31

    Vetem detyren ka ber more zagar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim