VIDEO: Përfundon pjesa e parë, Shqipëria në avantazh, Manaj shënon golin e tretë ndaj Bjellorusisë

November 18, 2020 17:08

VIDEO: Përfundon pjesa e parë, Shqipëria në avantazh, Manaj shënon golin e tretë ndaj Bjellorusisë

Rei Manaj ka 3-fishuar rezultatin pas një goli spektakolar të shënuar në stadiumin Air Albania.

Me rezultatin 3-1 ka përfunduar pjesa e parë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Dy golat e parë u shënuan nga Sokol Cikalleshi.

Goli i parë i tij, ishte me kokë në minutën ’19.

Ndërsa pak minuta më vonë Manaj fitoi një penallti, të cilën po Cikalleshi e shënoi.

Nuk u desh shumë që bjellorusët të rihapnin sfidën pasi shënuan golin e parë.

Një “finale” që vlen plot 1.1 milionë euro për kuqezinjtë e Edi Rejës, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, pasi çdo rezultat tjetër nuk do i bënte punë.

Edi Reja ka bërë 4 ndryshime të rëndësishme, teksa Doka, Memolla, Laçi dhe Gjasula e kanë nisur titullarë.

Elseid Hysaj do të mungojnë në ketë ndeshje pasi është zbuluar se është prekur nga COVID-19.

j.l./ dita

November 18, 2020 17:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim