Audiopërgjimet e reja, gazetari gjerman publikon bisedën e Ramës

June 17, 2019 15:14

Audiopërgjimet e reja, gazetari gjerman publikon bisedën e Ramës

Ashtu sikundër kishte paralajmëruar gazetari i Bild, Peter Tiede ka publikuar të tjera përgjime nga zgjedhjet e vitit 2017.

Në përgjime gazetari gjerman ka publikuar një bisedë të përgjuar të kryeministrit Edi Rama gjatë procesit në zgjedhjet e Dibrës.

Arben Keshi është drejtor në Ministrinë e Brendshme.

Përgjimi 1- Biseda e Edi Ramës me Arben Keshin

Arben Keshi: Hë shefi

Edi Rama: Hë mo si duket?

Arben Keshi: Po mirë tek pritshmëritë jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them se po, bazuar në ato që po na thonë komisionerët.

Edi Rama: Ashtu është?

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjtë, kishin bërë presione mbrëmë e?

Arben Keshi: Po deshën të më kapnin mua, punë dy minutash sa u futa tek shtabi sepse ishin duke më pritur tek hoteli ku fleja.

Edi Rama: Çfarë do të bënin ty ata?

Arben Keshi: Ishin 50 veta. Asgjë besoj, këtë pjesën e presionit mendoj, jo kështu jo ashtu. Ai është legen ai, Flamur Noka.

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka mo!

Arben Keshi: Edhe djali sa doli më la mua, ata kujtuan se isha edhe unë në makinë. Rreth 50 veta. Jo se i bënë ndonjë gjë, sa e goditën. Ai iku dhe ata nuk e kapën dot.

Edi Rama: Më mirë mo, hajt se ç’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e kemi realizuar objektivin?

Arben Keshi: Po këtu tek unë po. Mund të lëvizë me më pak më shumë. Nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pasur top e?

Arben Keshi: Po po në rregull.

Edi Rama: Okay, mirë vllai, hajt ciao.

Arben Keshi: Ishalla, faleminderit.

Këtu gjeni videon e publikuar nga Bild: https://www.bild.de

 

 

b.b/dita

 

June 17, 2019 15:14
Komento

20 Komente

  1. Tironci June 17, 15:34

    Po cka ktu per vjedhje mer robq..a !!??.
    Ai pyt per pritshmerit ,e nuk thote ,vidhni apo shkatarroni.
    Robt far e keqe qe doni me ardh ne pushtet me intriga e qelpsinlliqe.

    Reply to this comment
  2. tom June 17, 15:36

    gazetar legen mashe e flliqur,i keqperdorur llafezan.

    Reply to this comment
  3. Saluli June 17, 15:40

    Ku del blerja e votes ketu ????
    Pergjimi I pare u be se po ndiqeshin drogmenet.
    Po ky pergjim perse eshte bere? Kush e ka tagrin te pergjoje kryeministrin e nje vendi?

    Reply to this comment
  4. Amerikani June 17, 15:43

    Ok. Te veproje porkuroria per te arestuar personat qe kane bere presjon Arben Keshit dhe i kane shkuar per ta rahur 50 vete.

    Pjesa tjeter eshte nje bisede normale ku Kryeministri pyet nje te deleguar partie per rezultatet e pritshme te partise se vet

    Hajde ” Bild ” hajde. Dhe Qim Peka ja paskeni kaluar.

    Nje do binte nje media gjermane qofte dhe tabloid ne lartesine e Qim Pekes nuk e kisha menduar kurre…

    Reply to this comment
  5. USA June 17, 15:43

    Nuk mora vesh ca thuhet ky gazetari palestinez gjerman ka mare Rublat e pd dhe po tallet. Bild eshte gazete shperndahet falas endacakeve. Cfare pret. Luli u kap nga FBI dhe po lufton . Triimi selfo qoorrit sali.

    Reply to this comment
  6. Aleksander Thana June 17, 15:43

    Ketu del e kunderta, shpellari me flamur, Noka, ose nokout, I ka zene prite me 50 bandite te tjere.

    Reply to this comment
  7. DinPaku June 17, 15:45

    Ky eshte kulmi! Me kete pergjim Rama duhet te futet direkt ne burg, s’ka nevoje per proces fare.

    Reply to this comment
  8. Partizan Cene June 17, 15:58

    Nuk e di ku eshte ketu e keqja .. Personi ne fjale eshte nje njeri i thjeshte i besuar i Kryemin8stfit per te ruajtur voten .. Ku ka ketu qofte edhe nje fjLe qe thote vidhvi ose sa vodhet ..

    Reply to this comment
  9. mirel June 17, 16:04

    E vetmja fraze qe e inkriminon Ramen eshte:
    Komisioneret i ke patur top e?
    Ketu mund te lind dyshim i forte per blerje, po dhe e kunderta per ruajtje votash.
    Kur mendon se banda e Flamur Ndokes behet gati te rrahe e te vjedhe vota, domosdo qe mund te marresh masa te vendosesh komisionere top.
    Ky pergjim eshte akuze e forte ndaj PDse.
    Pjesa me komisioneret eshte e dyshimte..varet kush eshte Arben Keshi..

    Reply to this comment
    • Astrit Hysa June 17, 18:05

      mirel,
      A.Keshi ne ato momente ka qene Kryetar Komune ne Maqellare qe mbronte votat e tij nga banditet e Nul Mokes. Nuk ka qene Drejtor ne MB sic thote Besim Trapojani i. Hajdarmatajve. Tung.

      Reply to this comment
  10. Klorea June 17, 16:10

    O Ditezeza, je bere me keq se 55 e F. Balliut !
    Pse mereni me keto corba qe na i sjellin zorret ne gryke ?
    Cili do qofte, Rama, Meta, Saliu, Luli apo Monika, kujt i hyjne ne pune keto?
    Te tjera do populli o Ditezeza !!

    Reply to this comment
  11. Konti Sbalta June 17, 16:30

    Qe te pergjohet K/M duhet autorizim nga prokuroria ! Pergjimet i kryen ShISh.Cdo pergjim tjeter eshte i paligjshem dhe denohet penalisht!Ky Peter “Bilja” duhet te paguaje dyfishin e atyre qe ka marre ,po te vihet perpara ligjit ose per vjedhje informacioni ose per shpifje!

    Reply to this comment
  12. MH June 17, 17:02

    Po ku ka ketu ndonjigje qe nuk shkon.Ketu kemi nji bisede krejtesisht normale,per ambicjet konkurruse qe te fitoj me rruge te drejte e te ndershme.
    Ku paska qellue ky far idit gjermanit qe turperon simpatin e njerzeve qe kane per karakterin e korrektesen gjermane.

    Reply to this comment
  13. Ujku Plak June 17, 17:03

    Nuk keni pare gje akoma , prisni o Komsomolas moderne .

    Reply to this comment
  14. gjermani i fundit June 17, 17:10

    Rama eshte ai qe eshte,po kjo bisede nuk permban hiçfare ndonje element korruptiv.

    Reply to this comment
  15. Posht hajduteria! June 17, 17:24

    Bashkëkomentues, mos u ngutni, klikoni në adresën e gazetës dhe do të dëgjoni qartë poshtërsitë e Edi Ramës, Damjan Gjiknurit, Pjerin Ndreut dhe bashkpunëtorve të tyre pisa ku më i flliquri , më i poshtri del drejtori i arsimit. Edi Rama duhet tërhequr zvarr në rrugët e Tiranës dhe duhet lidhur në një shtyllë turpi në sheshin Skënderbej dhe të gjithë ta pështyjnë si hajdut votash. Përfundimisht , të gjithë Sali Berisha , Ilir Meta dhe Edi Rama janë varrmihsit e zgjedhjeve të lira dhe shtetshkatrruesit në vendin tonë dhe prokuroria duhet ti arrestoj me një herë! Nuk durohen më që këta njerëz të flasin dhe të çojnë njerzit në vëlla vrasje për gjoja zgjedhje të lira! Militant të verbër , dëgjojini rregjistrimet e gazetës gjermane dhe pastaj kthjelloni mëndjen e trubulluar partiake.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*