Video-përgjimi, për ekspertizë jashtë vendit. Hetohet pasuria e Agron Xhafajt

May 24, 2018 14:15

Video-përgjimi, për ekspertizë jashtë vendit. Hetohet pasuria e Agron Xhafajt

 

Prokuroria ka dërguar për ekspertizë jashtë Shqipërisë audiopërgjimin e publikuar nga PD, i regjistruar mes Albert Veliut dhe një personi tjetër, që PD pretendon se është vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Mësohet se audiopërgjimi është dërguar në laboratorë të specializuar jashtë vendit

Mësohet se prokuroria po kryen hetime për çështjen brenda dhe jashtë vendit.

Gjithashtu njoftohet se ka filluar dhe kryerja e verifikimeve pasurore për shtetasin Geron Xhafaj

“Hetimet po kryen nga një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë. Janë duke u kryer veprime hetimore të gjithanshme brenda dhe jashtë vendit. Po kështu është dërguar për ekspertim materiali i videopërgjimit në laboratorë ndërkombëtarë jashtë vendit”, njofton prokuroria.

Ndërkaq, “ka filluar dhe kryerja e verifikimeve pasurore për shtetasin Geron Xhafaj, i ditëlindjes 08.06.1975, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, lindur dhe banues në Vlorë”.

Prokuroria bën të ditur se është bërë edhe bashkimi i dosjeve, asaj për kallëzim të rremë të bërë nga Agron Xhafaj, dhe ajo për trafikim të lëndëve narkotike.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, njofton se më datë 17.05.2018 ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. Më datë 18.05.2018 me këtë procedim është bashkuar dhe procedimi penal Nr. 3853 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë i regjistruar për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal. Hetimet në këtë procedim penal lidhen me të dhënat e bëra publike më datë 14.05.2018 në një konferencë për shtyp të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë ku është publikuar një material video”, thuhet më tej.

l.h/ dita

May 24, 2018 14:15
Komento

11 Komente

  1. investigator May 24, 14:43

    Ne 35 vjet karriere si hetues ne nje nga vendet kryesore te europes perendimore, nuk kam pare kurre impostim te hetimeve ne drejtim te njeanshme, edhe pse prokuroria paska bashkuar dy proçedimet.
    Regjistrimi i nje bisede eshte elementi kryesor ne kete proçediment penal, pra pa pasur pergjigjen se ky pergjim pasqyron me vertetesi ate ç’ka pretendon opozita apo eshte nje mashtrim, nuk duhet te behej asnje hetim mbi pasurine e personazhit Geron Xhafa, pse, sepse hetimi behet i pabesueshem, mbasi prokuroria niset me nje paragjykim per personin, “ti qe je mare me trafik narkotikesh para 15 vjetesh je i denuar per jete, ti ne rast se ke vene pasuri, ato do te sekuestrohen, mbasi jane vene me pare droge”. Jo zotnilere te prokurorise, me thashetheme nuk sekuestrohen prona e as gjykohet njeri, me PROVAAAA.
    Kuptuat?
    Une neser mund te sajoj nje video sikur flas per droge me Shkelzen Berishen, ju do viheni te cerifikoni pasurine e familjes Berisha???????????????????????

    Reply to this comment
  2. Krist May 24, 15:42

    Kryeministri i vendit,deklaroi se ai e kishte cuar pergjimin(nuk ka thene se ku e morri qe nga Sofia),dhe pergjigja ishte se pergjimi ishte jo autentik.Pse prokurorija po e dergon perseri kete pergjim,per te vertetuar vertetesine e tij?Nuk ka besim tek analiza qe i ka bere kryeministri,ne nje organ shume te specializuar?Nese prokuroria,nuk e beson kryeministrin,problemi veshtiresohet,sidomos,nese rezultatet qe kjo prokurori pret te marre,nuk do te perputhen me analizat e Kryeministrit.

    Reply to this comment
  3. Claus May 24, 16:20

    Ka analiste, nder ta edhe te ndershem dhe me integritet, si Andi Bushati, qe ekspertizen nga eksperte nderkombetare, e shohin si nje zgjidhje te ngercit te audiopergjimit.
    Une nuk mendoj keshtu.
    Ekspertet nderkombetare mund te jene, qe edhe jane, e s’kemi pse i paragjykojme aspak, kompetente dhe te paanshem.
    Mirepo, problemi qendron tek materiali qe dergon Prokuroria e Arta Markut. A me sakte, tek zeri i regjistruar i Agron Xhafajt.
    Se pari.
    Nje gazetar, ne nje emision televiziv tha se kishte nje informacion, qe mua, te them te drejten me habiti. Ai tha qe, kur eshte bere regjistrimi i zerit te Agron Xhafajt, ky i fundit ne cdo fjale qe permbante shkronjen “Sh” e shqiptonte ate “S”. Mirepo, ne fund te regjistrimit, Agron Xhafaj, tradheton veten, kur i drejtohet avokatit te tij, mbiemri i te cilit permban shkronjen “Sh”, jo duke e tjetersuar ne “S” si gjate regjistrimit, por ashtu sic shqiptohet normalisht.
    Ky eshte nje detaj shum domethenes, sepse truke te tilla i perdorin rendom ne boten kriminale, dhe Agron Xhafaj si nje kriminel i regjur ka mesuar shume truke te tilla, ne rast perballje je me drejtesine. Ne mos qofte, qe kete ia kane mesuar vete “specialistet” e vellait te tij ne Ministrine e Brendshme.
    Fakti , qe krimineli xhafaj u percoll me shpejtesi ne Itali, kur normalisht duhej mbajtur ketu nga autoritetet perkatese, i jep vertetesi ketij informacioni.
    Se dyti.
    Siguria e Edi Rames dhe Fatmir Xhafes. Ose ta pakten ,siguria e tyre ne dukje. Duket sikur jane te sigurte, per rezultatin e ekspertizes. Aq te sigurte, sa Rama e thote qe tani, se do te shikojme se si dote skandalizohemi nga gjithe kjo, qe ai e quan, loje.
    Se treti.
    Prokuroria drejtohet nga dy kukulla te Rama-Xhafajt. Eshte nje fakt i pranuar tashme nga te gjithe mendjet normale.
    Besimi tek to eshte zero absolute. Bile, per mua, Opozita, edhe pse i akuzon, po tregohet gjithsesi e bute me to. Duhet te shpalle mosnjohjen e autoritetit te tyre, ne te gjitha kuptimet e fjales, moral posepo, politik posepo, por edhe juridik.
    Duhet ta beje kete sa me shpejt, sa me pare. Sa me shume kalon kohe, aq me shume kane per ta peshurrur organin e akuzes dy kukullat e Rama-Xhafajt ( apo sic do te thoshte nje miku im ” dy prurjet e reja ne haremin politik te Rames”).

    Reply to this comment
  4. SS May 24, 16:21

    AKUZA ESHTE SHUME E PASAKTE NGA ANA E GAZETARIT PAsi ai:
    1- nuk ka vertetuar me ze e me figure(agron xhafaj ) se me ke po fliste babalia ne celular…???
    2- Nuk dha prova me ze e figure qe trafikantet i kapi me presh ne dore kanabis dhe shitjA e tij…??
    …?????????????????

    Reply to this comment
  5. Mark U.K May 24, 18:06

    Pse talleni e nuk merreni me ate qe ka bere kryeministri kur ishte ne fluturim duke u kthye nga Franca.Habitem me ket popull si nuk ngrihen e ta terheqin zvarr ket idiot qe po ben gjith kto te kqija.

    Reply to this comment
    • Populli May 24, 20:06

      Zvarre do terheqim Sali kriminelin, ate qe edhe pse te la shkerdhyer nanen ti e don AQ shume.

      Reply to this comment
    • X Shkerdhatat e Sali Qenit May 24, 20:34

      Ti Mark Sali Berisha, na ke ça bythen me ate milintatizmin e semure, prej te çmenduri patologjik.
      Po edhe ne habitemi, e di me çfare? Si ka mundesi qe ne 2018 ka akoma kara si puna jote qe adhurojne kriminelin me te madh te ketij vendi, me te madh se Esad Toptani, kriminelin Sali Sheqere Berisha qe ka 28 vjet qe i rendon kesaj toke me krimet e tij, nderkohe ti na çan menderen me Edi Ramen.

      Reply to this comment
      • Kobe May 25, 07:55

        Or tutkun u habiske ftyra jote pse dashkemi berishen qe ishte ne krye te popullit per permbysim e koleres komuniste, e te duam Gramoz Rucin dhe pinjollet e atij tregjimi shkerdhat..yyytt fare e Wilbur skllavi

        Reply to this comment
  6. Mark .U.K May 24, 20:08

    SS:Te till idioter si puna jote nigjon Edi Rama qe nuk din cfar flet.

    Reply to this comment
    • SS May 25, 10:17

      OR MARK .U.KARI PO UNE CA FLAS I KAM PA EMOCIONIN TEND SE TI JE KOMPLET ASHTU SI KE EMRIN KUJT I PLASI PER EDIN E SALIUN TEND E RROTE KARRIIUII….!!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*