Video: Peshkaqeni kafshon krahun e një burri (por kush është viktima?)

March 13, 2018 12:28

Video: Peshkaqeni kafshon krahun e një burri (por kush është viktima?)

Një burrë, në dukje peshkatar, u sulmua nga një peshkaqen, i cili siç mund të shihet në video tenton t’i këpusë parakrahun.

Mes britmave, burri përpiqet të çlirohet nga krijesa monstruoze … por fundi i luftës së përgjakshme mbetet i panjohur, pasi videoja – vetëm rreth dhjetë sekonda – ndërpritet në atë moment, shkruan Dita.

Videoja është bërë virale brenda pak ditësh, por shumë përdorues të rrjeteve sociale akuzojnë se, jo gjithçka është ashtu siç duket dhe në fakt viktima nuk është burri.

Sipas tyre, ajo që ka ndodhur në të vërtetë është që “ky njeri ka kapur një peshkaqen të vogël, e ka vrarë, i ka hequr dhëmbët dhe ka futur krahun në fytin e tij”.

o.j/dita

March 13, 2018 12:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*