VIDEO/ Plagosja te Parlamenti, kapet me pistoletë shoku i 17-vjeçarit

September 16, 2016 21:30

VIDEO/ Plagosja te Parlamenti, kapet me pistoletë shoku i 17-vjeçarit

Policia ka publikuar videon e arrestimit të 17­vjeçarit M.Xh. shoku i të cilit u vetëplagos pa dashje me një pistoletë në një lokal. M.Xh. u largua nga vendi i ngjarjes dhe mori edhe pistoletën që tentoi ta fshihte, mirëpo ai u kap nga Policia pak minuta më pas.

Ngjarja u regjistrua rreth ores 12.30 në ambjentet e brendshme të një lokali në rrugën “Xhorxh W Bush”.

Dy adoleshentët kanë qënë të ulur në katin e tretë në një tavolinë të këtij lokali dhe për një moment shtetasi R.M ka hapur çantën e tij personale, ku brenda të cilës kishte një pistoletë të llojit “TT”, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente dhe nga pakujdesia si pasojë e një shkrepje tē pa vullnetshme është vetëplagosur në këmbën e majtë, pa rrezik për jetën.

Ndërkohë shoku i tij me të cilin ishte në tavolinë shtetasi M. Xh, ka marrë armën dhe është larguar.

Nga ana e sherbimeve të policisë është bërë e mundur kapja e shtetasit M. Xh, si dhe sekuestrimi në cilesinë e provës materiale i pistoletës tip “TT”.

Materialet i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i K.Penal për shtetasin R.M dhe për veprat penale “Moskallezim krimi” dhe “ Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 300 dhe 301 të Kodit Penal për shtetasin M. XH.

September 16, 2016 21:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*