VIDEO / Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses së shkarkuar: I kemi thënë vetë një shpullë me ja dhanë fëmijës

October 21, 2015 13:03

VIDEO / Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses së shkarkuar: I kemi thënë vetë një shpullë me ja dhanë fëmijës

Mësuesja Nevila Duraj u largua nga puna sepse u filmua duke qëlluar një nxënës në shkollën “Gjon Ndoci” në Bushat.

Por sot, nëna e fëmijës thotë se mësuesja ka të drejtë ta qëllojë nxënësin kur bën prapësi.

Ndaj ajo duhet të kthehet në punë:

“Fëmijën tim kur e kam çuar në shkollë i kam thënë mesueses se fëmija kur bën zhurmë, s’mëson, një shpullë me ja dhanë fëmijës, ça’ ka se e rreh mësuesja, se i jep një shuplakë? Për mua ajo është një mësuese shumë e mirë. Sa për mua si prind për mua ajo që tani fillon mësimin. Bile bile, fëmija im s’ka dashur me ardhur në shkollë se thotë e kanë hequr mësuesen, du me ndejt në shpi s’shkoj në shkollë pa ardhur mësuesja ime”, – tha nëna e nxënësit të dhunuar E.U.

Filmimi që solli shkarkimin e mësueses mund të shihet KETU

 

October 21, 2015 13:03
Komento

21 Komente

  1. zio pepe October 21, 13:03

    Siç e dimë të gjithë, mësuesit na kanë dhënë të gjithëve nga një shuplakë. Dhe askush nuk e merrte për të keq. Sot ka video që kthehen në gjyq popullor nga një shoqëri që e kultivon dhunën ngado e që rri me telefon në dorë.

    Reply to this comment
    • votuesi October 21, 13:37

      Vertete e kemi merituar nga nje shpulle kur kemi qene te vegjel por te vjen me qesh kur degjon prinderit qe vete i paskan thene mesueses qe tu japin nga nje shpulle femijeve kur bejne zhurme por sic shihet nga video zysha ja ka futur nja 4 shpulla rradhazi me pak nderprerje ,ore vetem ne shqiperi rrihen njerezit qe ne femijeri se kot nuk thone dajaku ka dale nga xhehneti dhe me dajak rregullohen punet,a nuk u dha dajak dhe u tregoi burgun popullit Rama i gjate duke i vene ne rrjesht me paguar energjine dhe per tu rregjistruar ne tatime??pra dajaku duhet nganjehere por mesuesja duhet te bente pak pushim dhe pastaj te qellonte nxenesin,dhe e dyta femijet nuk qellohen ne fytyre dhe koke por ne vithe se te mbeten ne dore…

      Reply to this comment
  2. hallall October 21, 13:04

    he them pasta pse behemi njerez te dhunshem
    Dru qe ne shkolle
    e dashka vete shoqeria
    ore po bravo

    Reply to this comment
  3. gani usa October 21, 13:04

    aaaaa enver ku jeeee!!!

    Reply to this comment
  4. aladin October 21, 13:06

    nuk eshte fajtor njera apo tjetra pale
    ketu fajtor eshte SHTETI!
    Ka dy dekada qe promovon antivlerat dhe dhunen
    Prinderit, mesuesit dhe vecanerisht nxenesit jane viktima te nje shteti qe promovon hajduterine dje dhe arrogancen sot

    Reply to this comment
  5. hmmm October 21, 13:07

    kthejeni dhe jepini nje shkop lopesh
    se duart i jane lodhur

    Reply to this comment
  6. anisa October 21, 13:07

    zottt ku jetojme 🙁

    Reply to this comment
  7. mastora October 21, 13:07

    nuk thone kot Druri ka dale nga xheneti 🙂

    Reply to this comment
  8. andi October 21, 13:08

    keta po qe e kane kuptuar qe kush te rref te do
    aaa ku jemi katandis!

    Reply to this comment
  9. emigrant October 21, 13:09

    Arsimi publik ka shkuar perfund
    Shpresuam te qeveria Rama si qeveri socialiste dmth sociale si qeveri e majte qe te pakten arsim shendetesi te rregullonte disi
    po keta e kane mendjen ti japin leke universiteteve private dhe sahanlepiresve te tyre jo te stabilizojn popullin
    populli ehste ky ne video qe ha veten me dhembe dhe ia fut pordhes
    gjynaf per ate sot

    Reply to this comment
  10. valium per te gjithe October 21, 13:10

    ajo videoja kishte nje vit ne internet
    vetem pasi e nxoren ju t gazetave nisi sherrnaja
    dmth qeveria nuk ka hallin se ndosh vertet dhuna po ka hall se mos duket keq ne media
    ketu nis problemi

    Reply to this comment
    • ??? October 21, 13:26

      Ah vend I mbushur me kafshe, mendjen tek druri e kane! Te rreh tjetri femijen dhe keta njerez te paafte per te edukuar pjellat e veta thone mire ja beri. Hajde prit nga keta lloj njerezish te cojne SHqiperine ne Europe!

      Reply to this comment
  11. mesues October 21, 13:17

    po me nxenesit qe qellojn mesueset cfare ndodh?
    i perjashtojne nga shkolla?
    ua lene prinderit pa pune?

    Reply to this comment
    • ??? October 21, 13:29

      Quhet sulm ndaj personit pavaresisht se kush e ben dhe eshte e denueshme me ligj. Ti dukesh qe nuk e ke idene e te drejtave te tua e jo me te mbrosh te drejtat e mesuesit.

      Reply to this comment
  12. breshka October 21, 13:18

    turqi hesapi
    rrife thote se i ben mire
    bobobobobobbbbooo

    Reply to this comment
  13. Edi October 21, 13:18

    Prinderve dhe gjithe shoqerise i duhet dhene nje alternative moderne edukimi dhe disipline shkolle ne menyre qe te zevendesoje konceptet e vjetra.
    Edhe shoqeria ecen perpara edhe prinderit sigurohen per te ardhmen e fenijeve te tyre.

    Reply to this comment
  14. Ardenica. October 21, 14:50

    Eshte evertet q te gjithe ekemi marr nga nje shpulle kur ishim femije te vegjel,pasi benim dhe gabime. Eshte fjala per nje terheqje veshi ,per nje shpulle ,po jo per nje rrahje ! Kete e kemi bere edhe vet ndaj femijeve tane. A eshte e drrejte? Ne parim jo. Po edhe jasht shtetit qe qjoja mburren e ne i marrim te thenat ne menyre apsolute,ka terheqje veshi, apo edhe ndonje shpulle. Une nuk e di masen e rrahjes nga mesuesja,por t’a perjashtosh nga puna eshte mase ekstreme.pasi mund t’i vlrj edhe nje paralajmerim, nje trasferim ne nje shkolle tjeter. Te mos harrojme se kemi edhe femije problematik,kemi edhe femije qe duan te prishin oren e mesimit, jane tekanjoz…… Te shikohet edhe rezultati i punes se mesueses. Mire kur i heqim veshin ,apo i japim nje shpulle femijes perjashtohemi,po kur mesuesi i perkedhel i perqafon edhe i puth femijet per nje pune te mire ,a shperblehet mesuesi? NUk jam dakort me prinderit qe thone se i kemi then vet mesueses,Jo .pasi kjo ul autoritetin e prinderve dhe mesuesi del ne rolin e xhandarit te dikurshem. Po deputetet qe rrihen e shahen ter dite ne parlament ,madje edhe me ofendime nga me te ndyrat, shembulli me mizor qe shohin femijet c’duhet bere? Qe shkollat jane kthyer ne hane pa porta kjo eshte e vertet. Kur nje femije i kl. V -të apo edhe me lart ,apo edhe nje femije i ciklit te ulet,kur shikon gjimnazistet ,edhe vajza madje qe kapercejne kangjllat e ikin nga ora e mesimit a nuk ndikojne per keq. Po studentet qe rrine me shume kafeneve e diskove,shkojne edhe tap -topi ne leksione apo seminare ,c’duhet te beje i ziu pedagog? Teorikisht gjerat behen ne menyre te shkelqyer. dalim e flasim neper emisione duke dhene vetem direktiva,pa cojme edhe pjesmarres sidomos nxenes shkollash qe thone fjale te mesuara permendesh ,pa t’i cojme atje ne jeten praktike si do te veprojne.” Vetem per edhukate nuk mund te flitet te ne. Edukaten e respektin ndaj eproreve ,prinderve apo me te medhenjeve e te vegjelve na e jep parlamenti diten e enjte,pa na e jep edhe ajo gojeshthurura portokalli qe vetem humor nuk ka……..

    Reply to this comment
  15. Na bashkoj kenga popullore October 21, 16:11

    Hajde Prinder hajde, Prinderit mbi ligjin, po normal nga prinderit pa pergjegjsi nis çdo gje

    Reply to this comment
  16. Na bashkoj kenga popullore October 21, 16:44

    O Bagti ka shkel ligjin ,vetem shtasa merr vesht me te rrahun ,o Malsor o bagti na denegjerut po ligji eshte ligj,o malesort e Shkodres perdorimi i forces ndaj femijeve eshte jasht çdo logjike çdo arsye kriterit,normet apsulutisht nuk duhet te jap kurrme mesimdhenje Zonja qe ka ushtruar dhun ndaaj femijes ,kurse familja te merret me femijen e vet e jo me ish Mesuesen,me Zonjen ish Mesuese te merret ligji dhe vetem ligji

    Reply to this comment
  17. Ndoc Sukaj October 21, 19:11

    Ky model prindi nese do te funksiononte shteti i se drejtes duhej marre ne ndjekje penale bashke me ate apo ata qe e kane mesuar te dale perpara kamerave dhe te jape nje ,,leksion dhune.
    Nenshtrimi dhe servilizmi ndaj ,,Profesoreve,, te dhunshem dhe te korruptuar po na kushton rende per te sotmen dhe per te ardhmen.Neper shkollat e mesme po mungon niveli i mesimdhenies,kurse ne shkollat e larta familjeve te studenteve po u ,,digjet,, xhepi nga korrupsioni i tipit ,,Qafa,,.Shtetit shqipetare po i pregatiten drejtuesit e korruptuar te se ardhmes dhe keshtu ne vend qe te luftohet korrupsioni sigurohet kontigjent i bollshem per vazhdimin me sukses te tije.Te fala Blushit deputet dhe atyre qe duan te bejne me te vertete shtet.

    Reply to this comment
  18. Arben October 22, 05:14

    NA RROFSH TOPET O DRITAN PRIFTI, QE E KTHEVE KETE SPORTIN E VIDEOVE NE SPORT KOMBETAR.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*