Rama mungon në Kuvend, shfaqet krah Macron në samitin e Frankofonisë

October 11, 2018 09:54

Rama mungon në Kuvend, shfaqet krah Macron në samitin e Frankofonisë

Kryeministri i Edi Rama nuk do marrë pjesë sot në punimet e Kuvendit, pasi po merr pjesë në punimet e Samitit të Frankofonisë nga data 8 deri 12 tetor, që zhvillohet në kryeqytetin e këtij shteti, Erevan.

Rama ka publikuar një video në Facebook, teksa shfaqet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin duke biseduar me presidentin e Francës, Emanuel Macron. Ky i fundit shfaqet duke biseduar me dy liderët shqiptarë, por tematika nuk dihet.

Në ministerial do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare, ndërsa tema e sivjetme e Samitit të XVII të Frankofonisë është “Bashkëjetesa në solidaritet, ndarje të vlerave humanitare dhe respekt për diversitetin: një burim paqeje dhe prosperiteti për komunitetin frankofon”.

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë është themeluar në vitin 1970, ndërsa ajo përbëhet nga 84 shtete dhe qeveri, nga të cilat 58 janë shtete anëtare dhe 26 janë shtete me status vëzhgues, të cilat bashkë paraqesin një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së me një popullsi prej 900 milionë njerëzish, duke përfshirë 274 milionë frëngjishtfolës.


l.h/ dita

October 11, 2018 09:54
Komento

4 Komente

  1. intelektuali October 11, 11:12

    Mbase ka shkuar tek Macroni ne France per te pyetur si t’ja mbylle gojen portaleve anonime ne internet qe po ja nxjerrin bojen dhe po e qisin bythjashte karkacul perpara Botes Demokratike si nje Enver i Ri,

    por:

    A ka te drejte Edi Rama te kerkoje ndihme per masat represive ndaj fjales se lire ne nje kohe qe po kerkon te antarsohet ne BE?

    Nje shkrim nga intelektuali:

    “Edi Rama bën shumë mirë që është rikujtuar për një ligj më të ashpër kundër shpifjes, sepse gjithesecili e di se si po e helmojnë akuzat e pavërtetuara mjedisin social politik, madje Edi Rama bën shumë mirë që nën shembullin e modelit të tij Erdogan, flet për grushte shteti dhe tentativa për rrëzimin e qeverisë së tij, për të cilat provat i disponon gjithmon vetëm vetë, sipas ligjëratës që mbajti dy ditë më parë: “Unë i di të gjitha”.

    Veç e veç, ai, mund të ketë të drejtë për secilën nga këto çështje, por të mbledhura të gjitha bashkë ato tregojnë se ai është në panik. Ky panik bëhet edhe më i dukshëm nga fakti se i dështoi ngrehina më manipulative për të imponuar një realitet që nuk ekzistonte: pra se dosjen e Babales e kishte paguar me para PD-ja. Mjaftoi një kamerë e thjeshtë e fshehtë për t’i hedhur në erë komplet korruptimin e të gjithë ekspertëve ligjorë të Ministrisë së Brendëshme, që paguhen nga vëllai i njeriut që ata duhet të hetonin, Agron Xhafës. Mjaftoi, një intervistë me Fredi Alizotin, për t’ia zhvlerësuar të gjithë cirqet me short dhe pa short, që kishte bërë prokuroria për të mbështetur tezën e qeverisë. Mjaftoi një Salianj i vetëm trim ne lufte perballe nje Prokurorie si CAKALL pyli gadi per ta shqyer, nje Salianj dinak dhe tejet inteligjent, që ende s’e ka hedhur pas krahëve dialektin korçar, që më një USB në xhep, të turpërojë keqas korifejtë e mbrojtjes së tij mediatike qe dalin papushim me agresive se kurre, me tallaze-tallaze me porosi nga BOSI.

    Të gjithë këto shembuj dhe fiaskoja e dëshmitarit të rremë Fredi Alizoti, tregojnë se Kryeministrit po i rrënohet pika e tij më e fortë, besueshmëria që kishte në publik. Rama po e ndjen që nuk mund t’i pikturojë më shqiptarëve një vend, ku viktimat si Xhisiela thjesht kanë plagosur vetveten, ku dëshmitarë si Alizoti pranojnë të bëjnë burg për falsifikim vetëm se PD s’i ka paguar këstin, ku drejton një Kryeministër qe di gjithshka per pastrueset e haleve, nuk e di se Tahiri paskësh qenë “një vemje e padenjë për fjalën njeri”, ku ai nuk kishte djeni se Ervis Roshi nuk qe kriminel perdhunues dhe burgaxhi, ku atij nuk i kishin thënë se dokumenti i Interpolit për Mark Frokun fshihej në zyrat dhe syrtaret e tavolines se tij, ku ai qe i vetmi njeri mbi Rruzull që kishte një ekspertizë ndërkombëtare që e mbronte vëllain burgaxhi dhe drogaxhi te Xhafës.

    Tani që këto alibi janë tretur si kripa në det, Rama ka humbur një betejë të madhe. Ai ka humbur në pikën e vet më të fortë, në luftën e propagandës.

    Dhe duke qenë se kjo është një ndeshje që zhvillohet vetëm në kornizat e lirisë, me media alternative, me zëra opozitarë, me qëndrime pro dhe kundër, atij nuk i ka mbetur rrugë tjetër veçse të përmbyesë fushën e lojës. Fiks ashtu siç bën një adoleshent i mërzitur me tabelën e damës, kur e sheh se po humbet përballë kundërshtarit.

    Edhe Rama po e ndjen se nuk fiton më në përballjen e argumentave, edhe kur ai përdor mjetet më perverse dhe manipulative. Prandaj ai po kërkon të hyjë në një terren represiv. Në kufizimin e lirisë së shprehjes, në mbylljen e portaleve dhe në etiketimin e konkurentëve si puçistë. Duhet kuptuar, se e ka nga halli,

    njashtu:

    Si Hitleri me Van der Lubben e tij per djegjen e Reichstagut,

    njashtu:

    Si Enveri me bomben ne ambasaden sovjetike dhe me POLIAGJENTET e rrezikshem te tij.”

    Do Zoti qe konservatori i perbetuar te mos bjere ne “dashuri” me enveristin Edi Rama per te miratuar masat e tij represive ndaj fjales se lire,

    ndryshe:

    SAJE QORRAT DHE AGRON XHAFAJT DO TE PUSHTOJNE PERFUNDIMISHT SHQYPNINE DHE XHISIELLAT DO TE PALLOHEN LIRISHT NE CDO CEP TE VENDIT TONE ME PATLLAKE TEK KOKA.

    Reply to this comment
  2. Liza October 11, 12:12

    Ore intelektuhale:Erevani eshte kryeqytet i Armenise e nuk eshte i Frances!Keshtu qe Rama ndodhet ne Armeni e jo ne France or rrush intelektuhal!Ti ke dhe njohuri apo sot n mengjs ne vend te pish kafe ke hedhur ndonje gote raqi!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Fidel Kastro October 11, 13:20

    Duket po i keshillon; Fusni mend se keni lajthitur fare ,sidomos ti Rama qe qeveris bashke me kriminelet!!!!!

    Reply to this comment
  4. mirel October 11, 15:17

    Qenkan mbledhur koke me koke te dy tradhetaret dhe po marrin porosi nga Macron si te veprojne me Veriun dhe detin.
    Francezet jane superproserbe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*